Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit Opinion, në TV Klan, do të diskutohet mbi përballjen në zonën e Rrjolli, në veri të Rana e Hedhun, ku një pronar toke së bashku me një zhvillues janë ndaluar nga banorët e zonës me pretendimin se toka është pronë e tyre. Të dy palët pretendojnë pronësinë mbi këtë sipërfaqe, ndërsa pamjet e ardhura nga Rrjolli janë bërë virale në rrjete sociale, ku banorët kanë penguar fizikisht zhvillimin e punimeve. Cilat janë pretendimet e palëve? Ky konflikt nuk është vetëm në Rrjoll, por vjen si një fenomen që ndodh në shumë zona të Shqipërisë lidhur me çështjen e pronave. Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë “Opinion”.
Të ftuar: Klodian Reçi – avokat i banorëve të Rrjollit, Ndue Pjetri-banor i Rrjollit, Prek Molla-banor i Rrjollit, Ledio Braho-avokat, Vasilika Hysi-avokate e Fatmir Shpellzaj, Fatmir Shpellzaj-banor i Rrjollit.

















