Emisioni i sotëm “Opinion” në Tv Klan, i dedikohet procesit në Gjykatën Speciale të Hagës, lidhur me katër ish-krerët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Për këtë temë, janë në studio katër të ftuar: Esmeralda Mulaj (gazetare), Adri Nurellari (ish-këshilltar i Thaçit), Gazmend Syla (nënkryetar i Organizatës Veterane të Luftës), si dhe Ardit Bido (deputet).
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit të Hagës që nga muaji nëntor i vitit 2020. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria Speciale në Hagë ka kërkuar 180 vite burg në total (nga 45 vite për secilin). Akuzat e saj janë rrëzuar nga avokatët mbrojtës e të 4 ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Pas seancës së sotme, Gjykata Speciale ka kohë 90 ditë për të shpallur vendimin. Mirëpo, ajo mund ta tejkalojë këtë afat për shkak të dosjes voluminoze dhe rëndësisë që ka një çështje e tillë.

















