Emisionet

Opinion/ Ç’farë fshihet pas vrasjes së Kavajës?


               Publikuar në : 12:00 - 16/10/19 |
geliano fataj

Mbrëmjen e së martës në emisionin Opinion me drejtues Blendi Fevziun u diskutua lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Kavajë, ku mbeti i vdekur Dritan Haxholli në apartamentit e 30-vjeçares Marsida Qatja, nga zyrtari i burgut të Durrësit, Bledar Tocit.

Të ftuar për të diskutuar nëse bëhet fjalë për një krim pasioni apo për krim me prapavijë kriminale siç është shpërndarja e lëndëve narkotike ishin të ftuar gazetarja Klodiana Lala, analisti Redi Shehu, pedagogia në Universitetin e Tiranës Marinela Sota, ish-drejtori i policisë Erzen Breçani, avokati Edmond Petraj dhe gazetari Ermal Vija.

Gjithashtu gjatë emisionit ndërhyri në një lidhje telefonike live Marsida Qatja , e cila ka treguar versionin e saj për ngjarjen e 10 Tetorit në Kavajë.

Ajo tha se kurrë nuk e kishte menduar që do përfundonte në vrasje./Opinion.al/

Pas