Emisionet

Opinion/ Çfarë do të ndodhë me Unazën e Re?


               Publikuar në : 09:53 - 13/11/19 |
Geljano Fataj

Mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” me drejtues Blendi Fevziun u diskutua lidhur me situatën e krijuar gjatë ditës së djeshme me banorët e Astirit, ku IKMT shembi 33 objekte dhe hasi në rezistencën e banorëve, të cilët u përplasën me forcat e policisë.

Si pasojë e përplasjes pati 12 të lënduar ku u hodh edhe gaz lotsjellës dhe molotov.

Të ftuar në studio për të diskutuar rreth temës ishin: Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli, gazetarët Mentor Kikia, Bledian Koka dhe Andi Qosja. Në lidhje direkte ishte ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu si dhe më pas ndërhyri edhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.

Më pas në pjesën e tretë të emisionit ishte e ftuar modelja Anxhela Martini,e cila rrëfeu subjektin e librit të saj “Dashuri, Shpresë, Dritë”./Opinion.al/

Pas