Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të mërkure ndalet sërish tek ngjarjet më të fundit të aktualitetit, që lidhen me aksionet e SPAK. SPAK paraqiti dje, 16 dhjetor, kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Zv.kryeministrja u rikthye në detyrë, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, më 12 dhjetor, pas shqyrtimit të kërkesës së kreut të qeverisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e kompentencave mes ekzekutivit dhe Gjykatës së Posaçme. Kështu u rrëzua vendimi i marrë nga GJKKO në datën 20 nëntor. Por, çfarë pritet të ndodhë?
Në pjesën e dytë emisioni “Opinion” në Tv Klan ndalet tek revolta e Ardiatik Lapajt, kreu i nismës “Shqipëria Bëhet”, i cili prej ditësh më mbështetësit e tij proteston para kryeministrisë. Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij që janë pozicionuar para Kryeministrisë prej të hënës së 8 tetorit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

















