Emisionet

Opinion/ Arrestime, shkarkime dhe lirime


               Publikuar në : 13:27 - 16/01/20 |
el ida

Mbrëmjen e 15 janarit, programi “Opinon” u nda në tri pjesë të ndryshme.

Në pjesën e parë gazetarët Artan Hoxha dhe Ermal Vija diskutuan për disa ngjarje të kronikës që kanë tronditur opinionin publik, duke nisur nga arrestimet e bëra lidhur me tërmetin, lirimi i Endrit Dokles, deri tek shkarkimi i një numri të madh zyrtarësh në burgun e Peqinit për lejmin e daljes së Dritan Dajtit për një kontroll në një klinikë dentare.

Në pjesën e dytë u fol për Samitin e Turizmit që solli në Tiranë ministrat e turizmit të rajonit dhe më gjerë. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi dhe ish-ministri, Ferdinand Xhaferri u ballafaquan për konceptin e ringjalljes së turizmit pas tërmetit.

Ndërsa në pjesën e tretë ishte e ftuar influencuesja, Aureta Thomollari, e cila jeton prej shumë vitesh në SHBA. Ajo tregoi çfarë kushtesh duhet të plotësojë dikush për të qenë influencer, si funksionon ky profesion i ri dhe si ishte për të emigrimi nga Shqipëria në SHBA.

Emisioni i plotë në videon e mëposhtme:

Pas