Aktualitet

Operacioni “Epilog”, skema, ja se si shitet droga në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:45 - 18/11/15 |
b.f

Operacioni “Epilog” ku u arrestuan mbrëmjen e sotme 25 persona për shitje të lëndëve të forta narkotike ka zbardhur edhe skemën se si kokaina dhe heroina shiten në Tiranë.

Në bazë të hetimeve të kryera del se aktualisht fitimi mujor nga shitja e lëndëve narkotike është mbi 7 milionë lekë të reja në muaj. Sipas informacioneve zonat më të frekuentuara në Tiranë të shitjes së drogës janë Rruga e “Elbasanit”, “Sauku”, “Tirana e Re”.

Sipas hetimeve rezulton se shtetasit e ndaluar  kishin lidhje me njëri-tjetrin, edhe pse punonin individualisht.

Shtetasi Julian Bushati siguronte sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroine. Sasia që blinte ishte rreth 100-200 gram çdo 5 ditë. Më pas, këtë sasi e përpunontë në banesen e tij duke e trefishuar me përbërës të tjerë. Për këtë ai dispononte mjete dhe kishte përshtatur njërën dhomë si minilaborator.

Pasi përpunontë lëndën narkotike, e dërgonte në sasi rreth 100-150 gram çdo ditë tek shtetasi Sokol Kllapi dhe pjesën tjetër e shpërndante në persona të tjerë.

Shtetasi Kol Kllapi së bashku me shtetasen Sonila Dinoshi, kishin marrë një apartament me qera. Sasia e lëndës narkotike ndahej në porcione 0.3 gram nga Sokoli dhe Sonila (të dy janë përdorues të lëndës narkotike heroine dhe krak), duke paketuar rreth 200-250 porcione (copa).

Një porcion shitet 1.000 lekë të reja. Xhiroja ditore e kryer prej shtetasve Sokol Kllapi dhe Sonila Dinoshi është 200.000 – 250.000 lekë të reja, fitimi ditor është 90.000 -120.000 lekë të reja.

Shtetasi Julian Bushati shet edhe vete sasi lënde narkotike të ndara në doza. Për të shitur dozat e lëndës narkotike ky shtetas përdor shtetasin e identifikuar me emrin Armando Murati, i cili për shitjen e lëndës narkotike të llojit heroinë përdor një motorr skuter.

Duke qenë se cilësia e lëndës narkotike ‘’heroinë’’ është e cilësisë më të mirë në treg, klientela e përdoruesve është në rritje. Shpërndarja e lëndës narkotike fillon në orën 08.00 të mëngjesit, deri në mbrëmje. Për të shpërndarë lëndën narkotike, shtetasi Sokol Kllapi kishte blerë së fundmi një automjet të vogël për të mos rënë në sy, e tipit Ford Fiesta. Në Maj 2015 është bërë e mundur sekuestrimi i një doze lënde narkotike nga shtetasi Armando Murati.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas