Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Operacioni antidrogë një flluskë sapuni? A gënjeu policia? 

2015/11/19 at 8:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Operacioni antidrogë një flluskë sapuni? A gënjeu policia? 

Mbremjen e 18 nëntorit , policia e shtetit njoftoi për operacionin më të gjerë antidrogë të kryer vitet e fundit në Shqipëri, ku u arrestuan 35 persona. Por agjencia BIRN, shkruan se të paktën tre nga të arrestuarit e operacionit të mbrëmjes së 18 nëntorit, rezultojnë të jenë arrestuar një muaj më parë në një operacion tjetër.


Furnitorët e drogës mbeten mister dhe të paidentifikuar pavarësisht hetimeve gjashtëmujore.

Operacioni i koduar “Epilogu” u njoftua në një konferencë të posaçme për shtyp në orën 8 të mbrëmjes së 18 nëntorit nga Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Ervin Hodaj.
“Falë një pune të gjatë hetimore, është shkatërruar një ndër grupet më të strukturuara të shpërndarjes së narkotikëve, duke nisur nga Organizatorët, Koordinatorët dhe Shpërndarësit e drogave të forta në rrugët e kryeqytetit,” deklaroi Hodaj.
Policia njoftoi gjithashtu se gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi prej 1 kilogramë e 50 gramësh heroinë.
Por një verifikim i BIRN mbi emrat e njoftuar si të arrestuar natën e kaluar, në databazën e njoftimeve të policisë së shtetit, zbuloi se së paku tri prej tyre qenë arrestuar në fakt që më 12 tetor të këtij viti, në një operacion tjetër të koduar “Parkingu”. Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, Elis Mali (Sefa), 35 vjeç, Elsi Rroshi, 32 vjeç dhe Aldo Leka, 23 vjeç, qenë arrestuar në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës me 1 kilogramë e 12.4 gramë heroinë.
Pyetur nga BIRN për këtë çështje, drejtori Hodaj tha se emrat e tre të arrestuarve të tetorit qenë përfshirë edhe në listën e të arrestuarve të operacionit “Epilog” për shkak se “bëhet fjalë për të njëjtin procedim penal”.
“Gjatë dy netëve të operacionit janë arrestuar 19 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas të tjerë dhe po hetohet për të zbuluar bashkëpunëtorët në rrjet,” – tha Hodaj, i cili këmbënguli se pjesë e hetimit do të jetë edhe verifikimi i pasurive të grupit kriminal.
Hodaj nuk bëri të ditur nëse, sasia e raportuar e heroinës së sekuestruar në operacionin “Epilog” përfshin apo jo edhe sasinë e ngjashme të sekuestruar në operacionin “Parkingu”.
Mes të dyshuarve të tjerë të policisë, pesë të rinj të moshës 22-31 vjeçare u proceduan nga policia në gjendje të lirë, raportohet për shkak se policia i ka vlerësuar ata si përdorues të drogës dhe jo si trafikantë.
Mbetet e paqartë se pse pesë të rinj janë “proceduar në gjendje të lirë”, në një operacion, për të cilin policia thotë se “shkatërroi një ndër grupet më të strukturuara të shpërndarjes së narkotikëve”.
Ndërkohë, pjesa tjetër e të arrestuarve rezultojnë në shumicë individë të njohur për policinë dhe drejtësinë, me një karrierë si shpërndarës droge, ndërkohë që, sipas Prokurorisë së Tiranës, personi apo personat që furnizonin grupimin me drogë mbeten të paidentifikuar, edhe pse policia e Tiranës thotë se e ka mbajtur nën hetim këtë grup prej gjashtë muajsh.
Sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë për këtë operacion, personi i dyshuar si organizatori kryesor “Julian Bushati siguronte heroinën tek persona ende të paidentifikuar për momentin, duke marrë rreth 100-200 gramë çdo 5 ditë”.
Hetimi zbuloi se Bushati e përpunonte lëndën narkotike në banesën e tij duke e trefishuar me përbërës të tjerë dhe i dërgonte çdo ditë rreth 100-150 gramë Sokol Kllapit. Ky i fundit, bashkë me Sonila Dinoshin, kishin marrë një apartament me qira dhe aty e ndanin këtë sasi në rreth 200-250 porcione. Çdo porcion heroinë shitet nëpër rrugët e Tiranës për 1 mijë lekë copa. Sipas vlerësimeve të prokurorisë, xhiroja ditore e këtyre shpërndarësve vlerësohet në 200 deri në 250 mijë lekë të rinj ndërsa fitimi ditor vlerësohej në 90 mijë deri në 120 mijë lekë të rinj. Ata e shpërndanin drogën përgjatë të gjithë ditës.
Policia e Shtetit është vënë nën kritika për shkak të sasisë së konsiderueshme të drogës të kapur herë pas here në Itali, drogë që dyshohet se është prodhuar, përpunuar apo ka kaluar tranzit në Shqipëri.
Të mërkurën, autoritetet italiane zbuluan në portin e Barit një sasi të stërmadhe prej 1,460 kilogramë marijuanë me origjinë nga Shqipëria. Sipas baritoday.it autoritetet doganore e zbuluan ngarkesën pas një skanimi të kamionit që transportonte zyrtarisht dërrasa dhe që qe nisur nga porti i Durrësit. I njëjti skanim që zbatohet në portin italian, zbatohet edhe në Portin e Durrësit, në bazë të një kontrate të shtrenjtë koncesionare me kompaninë Rapiscan. Por teknologjia e lartë, e cila i kushton Shqipërisë rreth 12 milionë euro në vit, nuk arriti ta zbulojë këtë sasi droge. /BIRN/


Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Një përgjigje për agresionin ndaj vajzave nga Kosova!

Një përgjigje për agresionin ndaj vajzave nga Kosova!

Femrat që sollën 900 mijë euro nga shitja e drogës 

Femrat që sollën 900 mijë euro nga shitja e drogës 

Ministri Tahiri merr karrigen e Beqjes…

Ministri Tahiri merr karrigen e Beqjes...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}