Te Fundit

Një përgjigje për agresionin ndaj vajzave nga Kosova!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:10 - 19/11/15 |
b.f

Nga Blendi Fevziu

Mbasditen e djeshme në adresën time të emailit mbërriti një letër e dërguar nga një grup vajzash nga Kosova, të cilat denonconin një rast mjaft problematik dhe të frikshëm që ju kishte ndodhur në Shqipëri këtë fundjavë. Letra drejtohej me idenë që të përdorej në emisionin OPINION si sensibilizim për të shmangur rastet e ngjashme dhe problematike. Nisur nga fakti që një njeri që viziton vendin tënd duhet të jetë 10 herë më i sigurtë se sa vetë ti, e bëra letrën publike në Facebook, në adresën time personale. Me rastin isha njohur edhe më parë nga gazeta Ekspress. I premtova vajzave me email që do merresha me rastin e tyre dhe sot jam marrë intensivisht me të. Meqenëse vajzat nuk e bënë emrin publik, unë po ju drejtohem thjeshtë me të nderuara vajza, duke ju përgjigjur po ashtu publikisht.

 Të nderuara vajza

Ju më bëtë publik dje shqetësimin tuaj përmes një letre që është botuar edhe në shtyp. Ju falenderoj shumë për të dhe besimin që më keni dhënë. Kur lexova lajmin për pata një ndejsi turpërimi nga ato që ndodhin jo rrallë kur flitet për bashkombasit e mi (por edhe tuajët sepse unë kurrë nuk i kam ndarë në shqiptarë e Kosovare, siç thoni ju, por në shqiptarë që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarë që jetojnë në Shqipëri apo Maqedoni). Pata një ndjesi turpi që e shpreha edhe në Facebook. Gjëja e parë që bëra ishte të organizohesha për të marrë sa më shumë detaje që të ndërtoja një emision për të denoncuar rastin, që nuk dua kurrë, në asnjë rrethanë që të kthehet në fenomen. Komunikuam me Ministrinë e Brendshme, policinë e Lezhës, atë të Kufirit dhe me vendin ku ju po darkonit. Lexova disa nga deklaratat e dhëna dhe për fatin e keq ajo që del nuk përputhet aq shume me mënyrën se si e tregoni ju. Në mbrëmje, kur rilexova letrën tuaj, gjeta gjëra, që si një njeri më i madh në moshë, do t’ju sugjeroja që ti korrigjonit. Por për këtë do t’ju flas më vonë. Rikthehem tek ngjarja.

Sipas asaj që mësova nga burimet e mia ju keni qenë në Tiranë për një festë beqarie. Keni festuar në një nga pubet e famshëm të Tiranës mjaft të kënaqura. Këtë ja keni shprehur edhe personalit aty. Mbasditen e së dielës jeni kthyer në restorantin “Mrizi i Zanave” ku keni pasur një incident me kamarierët për arsye të pagesës dhe ku keni qenë të pakënaqura dhe keni folur ashpër për ‘shqiptarët” që nuk dinë të shërbejnë apo nuk dinë të sillen. Kjo, nëse është e vërtetë, më habit. Po jua përsëris edhe një herë, mos na ndani në ne dhe ju.

Ju thoni se pasi keni dalë nga restoranti, në afërsi të fshatit Fishtë dikush me motor ju ka ndjekur. Po citoj letrën tuaj:

“Pasi që e kaloi veturën tonë la motoçikletën diku në gjelbërim që të mos e shihnim dhe u shfaq pas disa sekondash tek dritarja e veturës, së pari duke i rënë fuqishëm xhamit të veturës e më pas duke tentuar të hapte dyert dhe të futej brenda. Meqenëse dyert tona ishin te bllokuara, ai filloi të gjuante me armë në ajër, ngjitur me veturën tonë, duke na tmerruar.

Në raportimin e policisë nuk rezulton në një hapësirë prej 1.8 km asnjë gëzhojë arme. Mbi të gjitha, në fshat, asnjë banor nuk ka dëgjuar të shtëna armësh. As drejtuesit e restorantit me të cilët kam folur dje dhe që janë nisur menjëherë në ndihmën tuaj. Ose ju nuk keni dëgjuar mirë, ose policia dhe banorët gënjëjnë.

Po, sipas policisë ka pasur një motoçikletë që është shfaqur në atë rrugë. Unë besoj se motoçiklisti mund të ketë tentuar t’ju ndalojë e mbase edhe t’ju grabisë. Nëse kjo vërtetohet ai është një keqbërës, një bandit, ndaj të cilit shteti dhe drejtësia duhet të japin një dënim shëmbullor. Askush nuk ka të drejtë të shqetësojë askënd, e aq më tepër të kërcënojë një grup vajzash të pashoqëruara. Për këtë, po ju kërkoj edhe publikisht forcave të rendit që personi të identifikohet sa më shpejt dhe të marrë ndëshkimin e merituar. Madje politika shqiptare duhet të forcojë legjislacionin dhe çdo agresion ndaj personave jo rezident në Shqipëri të ketë një ndëshkim më të rëndë se sa ai që jepet normalisht. Por nuk ka rast në botë, ku personi ose personat e kërcënuar të mos pranojnë bashkëpunimin e policisë. Ju thoni:

“Përpos tmerrit psikik të cilin e përjetonim dhe frikësoheshim se personi i cili na tmerroi do të telefononte dikë të na dilte në pritë diku në rrugë (duke marrë parasysh që raste të tilla në Shqipëri ndodhin shumë shpesh jo vetëm tek turistët kosovarë, por kemi edhe rastin e turistëve çekë të cilët u vranë dhe vrasësi i tyre tani u dënua me burg të përjetshëm), ne frikësoheshim të ndaleshim edhe tek Policia rrugore pasi në shumë prej emisioneve tuaja shohim se banditët dhe Policia janë të lidhur shumë ngushtë me njëri-tjetrin. Pa keqkuptime, këtu kemi të bëjmë vetëm me kriminelët dhe banditët të cilët shëtisin lirshëm në vendin tuaj.”

Nuk arrij ta kuptoj se një njeri i kërcënuar nuk kërkon ndihmën e policisë dhe mendon që policia është palë me kriminelët. Po, ka shumë raste denoncimi në Shqipëri, ka shumë raste që trafikantë dhe keqbërës bashkëpunojnë me policinë, por zonja të nderuara, trupa policore shqiptare ka 103 vjet që përballet me krimin dhe keqbërësit. Ka qenë aty në mbrojtje të qytetarëve. Nëse ju telefononi policinë dhe nuk ndaleni kur ajo j’ua kërkon, unë këtë nuk arrij ta kuptoj. Më pas vijoni:

“Meqë ishim në veturën të cilën e kishin sulmuar, vendosëm të mos ndaleshim askund deri te kufiri i Kosovës. Në ndërkohë, shoqet tona u ndaluan nga Policia e Lezhës për shkak të telefonatës së bërë nga ne duke kërkuar kështu më tepër informacion, gjë që është shumë e logjikshme. Çka nuk më dukej e logjikshme ishte fakti se ata insistonin që ne, vetura e sulmuar, të ktheheshim në Stacionin policor në Lezhë, në të kundërtën shoqet tona nuk do të liroheshin.”

Kjo sipas policisë, nuk rezulton e vërtetë. Në momentin që keni kërkuar ndihmë, duhej patjetër të jepnit shpjegime dhe të bënit edhe denoncim në polici. Kështu është ligji. Sipas policisë, Operatorja e shërbimit që keni telefonuar ju ka marrë mbrapsht disa herë dhe ju keni refuzuar të bashkëpunoni, madje edhe t’i jepni të dhënat se ku jeni. Për fat, të gjithë telefonatat në polici regjistrohen dhe avokati juaj mund t’i marrë dhe të dëgjojë se cili ka qenë komunikimi juaj me një vajzë të policisë që kërkonte të dërgonte në ndihmën tuaj patrullën e gatshme. Më pas vijoni:

“Kur ne dolëm të tronditura dhe të dërrmuara nga të qarat dhe ulërimat në veturë, dhe filluam të shpjegonim ngjarjen, policët kufitarë menduan se ardhja në kufirin e Kosovës ishte veprimi më i zgjuar që ne kishim ndërmarrë, jo për të fyer ndokënd, po për vet faktin se ngjarje të tilla këto kohët e fundit kundrejt turistëve kosovarë ka pasur shumë.”

Edhe kjo të nderuara vajza nuk më rezulton e vërtetë. Mund të shihni statistikat. Aksidente mbase po, por grabitje jo.

Së fundmi, jam i prirur t’ju besoj plotësisht, por pa denoncim dhe mbi të gjitha pa bashkëpunim nuk ka asnjë mundësi të zbulohen dhe kapen keqbërësit. Shpreh keqardhjen për çdo gjë që ka ndodhur, e cilësdo përmase qoftë ajo. Eshtë e dënueshme, është kriminale, është e patolerueshme dhe Policia Shqiptare duhet të japë urgjent një version përfundimtar.

Së fundmi, po ju them pak gjëra për mënyrën se si shkruani. Kam shkëputur 6 fraza nga letra juaj:

“Edhe ne kemi hallet dhe problemet tona, mirëpo probleme të tilla kemi më pak, për të mos thënë aspak në krahasim me ato që ndodhin në rrugët tuaja.”

Së pari kriminelët nuk kanë kombësi. Së dyti nuk keni asnjë statistikë që të tregoni se në rrugët e Shqipërisë shëtisin kriminelë. E treta ka gati 600 mijë shqiptarë të Kosovës që vijnë në Shqipëri dhe nëse kriminelët do shëtisnin rrugëve ata nuk do ktheheshin më.

Ju shkruani: “Ndoshta ju në Shqipëri jeni mësuar me ngjarje të tilla, mirëpo ne në Kosovë jo.”

Të nderuara vajza, mos i ndani shqiptarët në ju edhe ne. Mos shisni një moral fals se është turp për moshën që keni. Të thuash që Kosova është parajsa dhe Shqipëria është ferri, kjo nuk është thjeshtë qesharake, por është raciste.

Ju shkruani: “Duke u nisur nga fakti që një pjesë shumë e madhe e të hyrave në shtetin tuaj vijnë nga turistët kosovarë, çka ne marrim prej jush në këmbim në shumë raste është vjedhja dhe terrori që na shkaktohet në rrugët tuaja.”

Mos keqpërdorni çështjen e parave. E para, askush nuk dhuron para, por paguan shërbimin që merr. Paraja nuk ka kombësi, dhe madje e keni dëgjuar që më shumë para nga Kosova shkojnë në Serbi se sa në Shqipëri, por kjo nuk do të thotë asgjë. E fundit unë nuk di që shpërblimi për shqiptarët e kosovës të jetë vjedhja dhe terrori. Pyetini gjithë ata që vijnë në Shqipëri çdo javë për të qenë më realiste! Ky është minimalisht ekzagjerim.

Ju shkruani: “Pavarësisht faktit se a do të zbulohet e vërteta nga institucionet e juaja të ndjekjes, së paku ne do të ju hapim sytë vendasve tanë që të kenë kujdes dhe të mos udhëtojnë në Shqipëri gjatë natës, për të mos thënë të mos vijnë në Shqipëri fare.”

Mos merrni përsipër të flisni në emër të gjithë shqiptarëve të Kosovës. Zgjedhja është individuale. Si mundeni ju t’i flisni një shoqërie, me një megallomani të tillë?! Eshtë e pashembullt për disa vajza të reja, ku modestia dhe thjeshtësia, duhej të ishin virtytet bazë.

Ju shkruani: Me keqardhje më duhet të them se rreziku që i kanoset Shqipërisë jeni vet ju, qytetarët e Shqipërisë.

Kjo padyshim që është e vërtetë. Ne jemi të keqinjtë e vetes, ne jemi problemi yne. Por meqë flisni për këta qytetarë edhe unë po ju kujtoj diçka që ju se keni parë sepse keni qenë të vogla o mbase s’kishit lindur ende. 16 vjet më parë, këta qytetarë të Shqipërisë, këta të këqinj të vetvetes, mbajtën plot 1 milion shqiptarë të kosovës. Jo me “të hyra” siç thoni ju’ në skamje dhe varfëri, duke u ngushtuar dhe duke ndarë gjithçka kishin. Nuk pati asnjë rast problematik dhe s’pati asnjë moment që dikush të bënte letër publike apo të vajtonte. Dhe e dini pse? Sepse raporti me të vërtetën është jetik. Mjafton një ekzagjerim dhe ballanca humbet. Ndaj qëndrojini të vërtetës suaj; bëni detyrën tuaj, bashkëpunoni me policinë shqiptare pa e paragjykuar atë që keqbërësi të vihet përpsara drejtësisë. Ju premtoj që kjo temë do jetë pjesë e emisionit Opinion në rastin më të parë. Do të mundohem të bëj publike edhe materialet e ngjarjes. Procesverbalët dhe bisedat e regjistruara telefonike, por mbetem në pritje që policia shqiptare t’i japë një version final ngjarjes. Dhe uroj që raste si ky, të mos ndodhin kurrë dhe ju të riktheheni sërish në Shqipëri…

KOMENTO (79)

Shkruaj nje koment

  1. Me befason fakti se ne, si ‘shqiptare’ nuk e pranojme dukurit reale qe ndodhin vazhdimisht ne territoret e tona! E tani po befasohem edhe me shume, kur disa vajza ju drejtohen me besimin prej nje intelektuali, apo nje njeriu me ndikim ne informinin e shoqersie shqiptare, i cili mandej do te arrinte te krijonte vetdisim social, dhe ju zoteri Gazetar, me ane te stastikave(te cilat rall’here perdornen per rastet e duhura) arrini ta kamuflloni ne kete menyre. Po i jepni krejtesisht qasje tjeter. Po e banalizoni pushimin dhe shetitjet e rinis se vendit tend. (s’po ndaj Kosove e Shqipni, megjithate kamufllimi juaj eshte ndares).

  2. Basri Ajeti nga Gjilani

    edhe une po jap nje mendim timin pasiqe jam vizitues i shpesht i Shqiperis sidomos gjatë vikendeve!
    kam degjuar e kam lexuar lloj lloj tregimesh per kriminelet por mua personalisht nuk me ka ndodhur kurr asgje e keqe por perkundrazi kam knaqesin qe sote kam shok shum te mire ne Shqiperi.
    nuk po dua te them qe nuk ka kriminel atje por nje gje duhet ta kuptojm qe edhe ne Kosovë ka sa te duash, ne nuk jemi nga planete tjera por jemi nga i njejti brumë, megjithate shumica janë te mire sikur matan kufirit poashtu edhe ketu!
    une do te ndihesha shum keq nga mikpritja e tyre po te flisja apo ti pergjithsoja gjithe Shqiptaret e Shqiperis si njerez kriminela!
    do te ndihesha keq nga Policia, nga Kamarierat, nga Rinia, nga te moshuarit e sidomos nga shoket e mi qe une i konsideroj vllezer te mi!
    ju lutem mos i fryeni perqarjes sepse nuk eshte ne favor te askujt, mos ti knaqim Serbet, Greket, Maqedonet e shum armiq te tjere qe mezi presin te na shofin te ndare!
    Rroft Shqipria Etnike!

  3. Se pri dua te bej me dije vajzat nga Kosova nese ndonjera prej tyre arrin te lxoje komentin tim:Te ankohesh tek shqiptaret(politikan,gazetar,gjykates,apo edhe dtrukturat e rendit) per kriminelet shqiptare,eshte njesoj si te perpiqesh te germosh varrrin tend,sepse pervecse injorimit absolut,nuk gjen asnje lloje drejtesie.Ndersa per ju zoti Fevziu kam nje korigjim vetem per paragrafin e fundit se per te tjerat sdua te hyj ne debat sepse dihet boterisht se Shqiperia eshte e mbushur me kriminele,qe nga hajdutet e elave te elektrikut e deri tek ato te tenderave,dhe vrases qe per nje portofol te marrin jeten.dhe qe mbeshtetjen keta e kane pikerisht tek uniformat bluh qe edhe ata vete te zhvazin ne mesin e dites apo te te nates,se ndryshe gjendesh me gjithe automjet ne ambjentet e policise te cilin kur ta marresh do ta gjesh pa kasetofon ,apo me goma te nderruara po i pate te reja.
    Dua te them se kur kosovaret kaluan ne Shqiperi me 1999,erdhen me makina(vetuara apo kamione),ose me fugona,e nje pjese e madhe erdhen me traktore bujqesor te mbushur me mall.Kur u kthyen ne Kosove pas luftes,ishin fill,se nuk ju kishte mbetur as nje zhele per tu nderru sepse shqiptaret jua mbajten te gjitha,para e mall ,pasi ata nuk u strehuan per bamiresi,por ju dhane me qera te gjitha kolibet apo baraket qe shqiptart kishin ne pronesi.Edhe ujin e qesmes jua shisnin me leke ne nje lagje te Durresit ku banomim mkerez te mi.

  4. Mos xhelozo miri. Ne me këto që i publikojmë nuk ua dëshirojmë të keqen, për dëshira jonë është që në Shqipëri askush të mos ndihet i rrezikuar. A nuk ma thoni se cili shqiptar i Shqipërisë ka pësuar ndonjë të keqe në Kosovë. Nuk e them se edhe në Kosovë nuk ndodhin gjëra jo të mira, por sa i përket sigurisë, jemi në një shkallë më të avancuar se ju në Shqipëri.

  5. Nga ato si eshte pergjigjur zt, Fevziu pajtohem pjeserisht deri ne paragrafin e fundit, sepse edhe ne kohe lufte shumica e shqiptareve te Kosoves kane paguar per strehimin e tyra neper shtepite e shqiptareve te Shqiperise.

  6. E verteta eshte qe i njohe mjaft mire vajzat dhe e verteta eshte qe te gjitha vajzat qe kane perjetu kete ngjarje akoma jane ne gjendje ankthi, prandaj ju lutem te keni kujdes ne deklaratat tuaja.

  7. Dikush posht thote “NE ju dojm” sikur duan te na mbushin mendjen per kete gje. Jam shtetase e shqiperise e rritur jasht dhe kam jetuar ne shqiperi per nje kohe. Mund te them qe ka turist te mire e turiste te keqinj – me aq sa vura re ne shqiperi. Pshmb shume banore te Plazhit te Durresit me jan rrefyer qe dhomat e tyre qe japin me qera gjat sezonit te veres shpeshhere jan lene pa pastruar nga pushuesit nga Kosova; Gjithashtu, me kan rrefyer qe grupe pushuesish te rinj nga Kosova u kan grabitur para naten, kan ikur naten pa paguar netet e tyre (perfshi ktu dhe familjar), kan vjedhur laptop dhe shepshhere kan pritur ushqim falas nga zonjat e ketyre shtepiave sikur te ishin hotele, ushqimi pjese e ndonje pakete e jo te blihet apo te haet jasht ne restorant por falas tek shtepite e ketyre njerezve qe per hir se mos nuk u kthehen me pushues veren tjeter, rrin urte dhe nuk ankohen per keto dallavere te pueshuesve nga Kosova. Dhe dicka tjeter dua te shtoj; Nuk me ka ndodhur kurre qe ne vendin tim te shikohem me nje lloj shikimi siku s’jam qenie njerezore pervec rasteve kur kam kaluar afer ndonje pueshuesi nga Kosova, i cili/e cila s’ka pasur edukaten te me shikonte si njeri por si dicka inferiore, si nje keqberese e dal nga ekranet e Hollywood-it. Qytetaret e Kosoves jan ata qe kan vertet probleme perceptimi me qytetaret e Shqiperise duke na konsideruar te gjithe jo te denje e jo te mire dhe pse jetojne vetem 2 ore larg Shqiperise. Ende jetojne me paragjykime dhe pse kan vite qe udhetojne mbare shqiperise. Kur kam lexuar letren e ketyre vajzave jam ndjere jashtmase keq kur lexoja pergjithesime e paragjykime a la Hollywood ndaj nje Shqiperie qe eshte vetem 2 ore larg. “ne , ju” “kosovar, shqiptar”….”ne te mire, ju kriminela”. As vete Ceket nuk reaguan keshtu pas incidentit me ciftin Cek. Asnje Cek nuk u ngrit te thote “Une do tu them Cekeve mos vijne me ne Shqiperi!” Ja qe qytetare te Kosoves e bene!

  8. Me veshet e mij i kam degjuar kosovare t te thonin se nese do tu ndodhte shqiptareve te shqiprise kosovaret nuk do ta benin te njejten gje qe beri vendi ame

  9. O Blendi ne Kosovart ju dojm e vim per pushime e per fundjav po t sigurt rruges nuk jrm aspak ka qindra raste n banditve qe kan dal kan vjedh kosovart ndoshta ju nuk i dini se skeni koh apo nuk doni mu mar me gjera te tilla po po rrezik ka sa te duash per ne Kosovart . Po jemi shqiptar kem nji komb prap vijm tek ju se ka edhe njerz t mir sjan gjith njisoj .

  10. As juve nuk ju jep kurrfare te drejte per te trumbetuar gjera qe njesoj i keni degjuar dhe nuk keni asnje prove per t’i vertetuar…

  11. Ke plotesisht te drejte. Ne fakt nje budalla hedh nje gur ne uje dhe te gjithe te mencurit shkojne vrik per ta gjetur.

  12. Ore, fakti se shkon ne burg, kudoqofte ai, eshte shperblim per veprimin e paligjshem qe kryen dhe burgu nuk te perzgjedh nga kombesia, etniteti, etj., por problem eshte kur nuk ekziston nje proces i drejte dhe i ndershem perpara vuajtjes se denimit atje.

  13. Nqs. Fevziu si perfaqesues i media-s mori persiper t’u kthente pergjigje vajzave, e beri kete sepse vajzat iu drejtuan atij ngaqe nuk kane kulturen, njohurite, dijen dhe zotesine te ndergjegjesohen se vendet demokratike rregullohen nga ligje dhe organet kompetente per te adresuar problemet nuk jane gazetaret, por policia, prokuroria dhe gjykatat.

  14. o Shpresa (e humbur) paske marre detyren per te ofruar statistika nga kronika e zeze ne Shqiperi?! S’besoj se i duhen kujt. N.q.s. ngjarjet kane ndodhur, te tilla ndodhin si per ata te demtuar, edhe per vete shqiptaret e Shqiperise, edhe per cdo te huaj qe ne nje moment te caktuar eshte gjendur ne Shqiperi.

  15. Tmerret edhe mund te perjetohen, por fshehja e tyre perben nje tmerr me vete. Vajzat nuk kane treguar aspak seriozitet, edukate dhe bindje ndaj ligjit per t’iu drejtuar organeve kompetente, duke filluar qysh nga policia, prokuroria, gjykatat deri edhe tek media per te sensibilizuar njerezit ne lidhje me ceshtjen nese do te ishte e vertete, gje te cilen edhe nuk e perjashtoj. Duke mos vepruar, e drejta ka kaluar ne kahun e kundert me to.

  16. Pse ti je specialist sociologjie, psikologjie apo psikiatrie qe flet me kaq kompetence per qendrimin e vajzave?

  17. perse i lumte?! qe servir nje rast dhe pergjitheson sjellje gjoja anti-shqiptare te Kosoves?! keto i quani statistika ju?

  18. C’i duam publikimet?! ne na duhet qe rastet, nese ka vertet, te ndjekin rrugen ligjore dhe jo ate spekulative per t’u kthyer ne cirk mediatik…

  19. Me shkas

    Nisur nga kjo që lexova më lartë dua të ndaj me ju ngjarjen time dhe të familjes sime po në Fishtë dhe Shkoder. Kishim 4 ditë pushim këtë pranverë dhe donim t’i kalonim në Shqipëri. Në njërën nga k[to ditë rezervuam për të drekuar tek Mrizi I Zanave, ndërsa paraditen donim ta kalonim në Shkoder. Mengjesi ishte I bukur me diell por pasdita u ngrys dhe filloi një shi I dendur. meqë kishim parkuar veturën më larg qendrës së qytetit nuk arrinim dot deri atje nga shiu I madh që binte dhe meqë kishim për të drekuar tek Mrizi nuk donim të shkonim të qullur. Dy të rinjë (motër e vëlla) erdhën për të blerë akullore në lokalin ku ne prisnim që të ndalej shiu dhe mjaftoi vetëm t’i pyesnim nëse mund të blenim çadra diku në afërsi dhe ata ishin aq të gatshëm të na ndihmonin. Djali bashkë me mua dolëm për të kërkuar një dyqan apo tregun për të blerë çadra ndërsa vajza priste bashkë me familjen time. Ne blemë çadrat dhe u kthyem ndërkohë që patem mundësi edhe të njiheshim sadopak. Sjellja e tyre na bëri të ndiheshim shumë mire, falë kësaj nuk e humbëm drekën tek Mrizi dhe ç’është më e mira ne gjetëm njëri tjetrin në Facebook dhe sot kemi një miqësi. Të dy bashkë me prindërit e tyre na erdhën për vizitë në Kosovë. Çadra ngjyrë vjollcë për ne është simbol I miqësisë, edukatës dhe njerëzisë që këta të rinj treguan atë ditë në Shkoder. Familja Mulaj u është mirënjohës për shembullin që dhanë dhe që hapën rrugë për miqësi të re mes nesh, aq shumë të munguar para vitit 2000.

    Blendi, ndjejë keqardhje nëse vajzat që ju kan shkruajtur kanë kaluar një situate të vështirë në Shqipëri por mendoj se mund të jetë një rast I izoluar.

  20. Po pritoj edhe me shkruajt per kesi lloj budallaqe, kerkoj falje nese bej gabime ne shkrim, por gjuhen shqipe nuk pata raste kurre ta mesoi ne shkolla, por thjesht nga prinderit.
    Sa per nje kaperthim nuk dua te gjykoj se kush genjen, Blendi apo vajzat,por nje gje eshte me se e qarte.
    Vajzat jane figura me siguri total te pa njohura per opinionin shqiptare(si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove), gabimet e tyre ne paragrafet qe i ka cekur Blendi munde edhe te kishin kaluar pa rene shume ne sy.
    Por simbas meje nje figure VIP Shqiptare (si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove) siq eshte Blendi eshte per cdo kritike.
    Me ket “analize” ky zotria mbjell urrejtje, deri sa shkon aq larg dhe e shpjegon se Kosova po shpenzojka me shume para ne Serbi se sa ne Shqiperi!!! Turp i madh, Ndoshta kosova shpenzon me teper para ne Serbi se sa ne Shqiperi, por ato para nuk shpenzohen per te kaluar fundjavet apo duke shkuar per shetitje neper Serbi por thjesht berit biznes, qe besoj se ka shum shtete qe bejne nje biznes ne te mire te tregut dhe perfitimit biznesore edhe me armiqte me te medhenje(shif mardheniet Gjermano-Hebreje).
    Blendi me ket vetem se e verteton se eshte nje profesionist mediokrat, i cili nuk ka aftesi analizash se cka munde te sjellin komentet e tij.
    TURP

  21. I nderuari B.Fevziu! Une jam nje shqiptar qe jetoj ne Suedi, me prejardhje nga komuna e Vushtrris, Kosove. Mosha ime eshte 31 vjeq, kam vizituar Shqiprin minimum 20 her, vizitat i kam zhvilluar ne sezone te ndryshme. Ajo qka kam vrejt une eshte se gjate sezonit te veres ka patrullime te shtuara te policis ndersa jashta sezonit vrehet nje neglizhenc edhe ketu keqbersit qe i quni ju e shfrytzojn rastin, mbasandej pa len anash propaganden e qarqeve te ndryshme ne medjat e Kosoves duke u munduar qe shqiptart qe jetoj ne Kosove te mos e vizitojn Shqiprin e qellimi eshte qe ne mos ta njohim njeri tjetrin. Raste te grabitjeve ka , ekzagjerime te situates ka, frika ekziston.
    Mos u quditni me faktin se ne mendojm, qe policia shqiptare bashkpunon me kriminel, ato vajza kan gjyku me shume ne ato qka shifet ne medja, cka medijat e juaja na servoni ( avioni me drog, bashkpuntor policia, deputeti vrases ne parlament, tjer deputet qe akuzohen nga kolegt e tyre per krime te renda etj etj) mirpo edhe ne shqiptart e Kosoves jemi po aty, ish shefi i nje organizate kriminale SHIK eshte kryetar kuvendi i Kosoves vrasjet politike te mas luftes i atribohen kesaj organizate dhe gjithe ne qytetart e thjesht i besojm keti verzioni, ndarja e teritoreve per reketim nga ish komandantet eshte evidente ne Kosove p.sh Dukagjinin e mban Ramush Haradinaj, Drenicen dhe nje pjes te rrafshit te Kosoves e mban PDK e Hashim Thaqit, SHIK ende funksionin , biznisi mbi 200 miljon dollar ne vit vetem nga doganat e Kosoves ne veri te mitrovices ky eshte konstatim i DASH( departamentit amerikan te shtetit) , e shume qka … ndersa grabitjet rrugve te Kosoves jan me te rralla !!

    Po tu kisha lut lexoj titujt e gazetave shqiptare ne Kosove , titujt te bashkura me linkun i ke te bashkangjitura me posht, une i perzgjodha njo 4 , po ka me dhjetra te till qe mund te lexohen online!!!

    Gentiani shkon për pushime në Shengjin, por kthehet në shtëpi pa veturën Golf 6!!!! http://botasot.info/kronike-e-zeze/423719/gentian-kastrati-shkon-per-pushime-ne-shengjin-por-kthehet-ne-shtepi-pa-veturen-golf-6/
    Dhërmi: Kosovarit nga Amerika i vidhen 4100 dollarë dhe 4 pasaporta
    http://www.telegrafi.com/lajme/dhermi-kosovarit-nga-amerika-i-vidhen-4100-dollare-dhe-4-pasaporta-80-10480.html
    Familja kosovare vjen me pushime në Durrës, i vidhet makina nën kërcënimin e armës –
    http://www.durreslajm.com/aktualitet/familja-kosovare-vjen-me-pushime-n%C3%AB-durr%C3%ABs-i-vidhet-makina-n%C3%ABn-k%C3%ABrc%C3%ABnimin-e-arm%C3%ABs
    Rikthehet pasiguria rrugëve të Shqipërisë!
    http://old.zeri.info/artikulli/9985/rikthehet-pasiguria-rrugeve-te-shqiperise

  22. Krej mire , po qitu ne funt qe paske than na keni mbajt , more ju moret milionat nga Europa dhe bota , more na keni shti me pagu qiran edhe neper kampe se lere me neper shtepija …

  23. I nderuari Blendi. Duke e lexuar artikullin, u them sinçerisht se keto vajza te prirura vetem per aventure, kane te fshehur diçka me shume se kjo qe thone. Po ç.ju dashte ketyre vajzave te festojne kete feste beqarije. Mire qe kane festuar, por pse ankohen kaq shume se gjoja u paska ndodhur nje problem sipas tyre kaq i rende. Une besoj shume qe keto vajza kane provokuar dhe domosdoshmerisht edhe problemi eshte menjehere aty brenda. Qe nga paslufta une udhetoj shume shpesh per ne Shqiperi dhe kurr nuk me ka ndodhur as edhe me i vogli problem. Kur ngacmon ndjenjat e nje mashkulli ateher prite se aty do ta kesh. Shtrohet pyetja: Si u be qe 10 vajzave t’iu ndodh ky problem, kush ishte ai qe pati kete guxim? Serish them: Keto vajza jane provokatore dhe e kane nxitur qellimisht kete problem. Mos u merre fare me to sepse sipas asaj çka flitet, keto vajza jane goxha pa edukate.

  24. Blendi, a e keni studiue ndonjiherë rastin e spitalit të Kukësit të kohës së luftës në Kosovë të cilin e paraqet në librin e tij “Duert e përgjakuna” Craig Jurisevic?

  25. Ju lumt vajza… Jeni shembull per vajzat shqipetare… Krenohem me ju…
    Te sinqerta.
    Te edukuara ne frymen demokratike.
    Te zgjuara.

    Sinqeriteti I juaj verehet gjate pershkrimit te ngjarjes. Shihet kjarte qe eshge e shkruar nga nje e re qe munde te ushtroj app studioj qfaredo profesioni perpos gazetare dhe juriste.
    Tere kohen pershkuhet gjendja emocionale. Emocionet e fuqishme te frikes qe udheheqinl lapsin te shkruaj ato ndjenja qe burojn vetem nga nje zemer e thyer, nje shlirt I lenduar dhe burojn aq fuqishem vetem atehere kur perjetojme nje zhgenjim dhe kur fare ne fund humbet besimi.
    Vajtja juaj me leje Te prinderve, bashkeshorteve etj. na bene te kuptoj qe ju jo vetem e njihni dhe e qmoni Shq. por edhe e doni si shtepin tuaj .Sigurt edhe gezoni prona familjare ne Shq. si shume kosovar, sa e vrejta jeni ndjere si ne shtepine tuaj.
    Shume normale, Jo me kot e kendojme edhe ne kenge:
    ” Shqiperine dua se jam shqipetar,
    Kosoven e dua se jam kosovare”.

    Edukate ne fryme demoltatike nenkupton edhe levizjen e lire.
    Levizim lireshem atje Ku ndjehemi Te sigurte.Sigurin e fitojme pasi njoffohemi(frekventojm) nje vend dhe njerezit (mentalitetin) e ati vendi.
    Duket qarte se Shq. nuk ish e huaj per
    ju por edhe besimi duket qe ju ka shty te shkoni pa percjelljen (shoqeuara) Te gjinis mashkullore.
    Besimi dhe dashjria ndaj Shq. nuk verehet vetem tek ju por edde tek familjet e juaja. Ju lumte per gjithe kete dashuri dhe besim qe ndjeni ndal Shq.vazhdoni edhe Te ardhmen. Mos Te Te behet kjo ngjarje molle Sheri. Mund Te ndodh ne qdo vend ne qdo moment… Jane gjera qe ndodhin. Por duhet Te publikohen sepse vetem keshtu mund t’ia dalim bashke me Shq. gjithe popullin shqipetar qe jemi shume bujar.
    Te zgnuara… Per moshen qe keni dukeni mjaft Te zgjuara,vet fakti qe I jeni drejtu sherbimit policor etj., etj. duke perfshi edhe Te nderuafin Zt. Blendi Fevziu shifet qart Jo qe keni gabu por keni vepru me zgjuarsi.

    Kjo eshge vajza shqipetare…
    Krenohem me vajzat..

  26. Nuk munda ne profil tet pergjigjem po ktu do e bej …. e di nga pervoja e punes qe e bej se vajza nuk e flet te verteten dhe e kuptoj, njeherit nuk ka reaguar ashtu si duhet dhe ja pse~
    `nese nuk i beson policis pse i ke lajmruar ,dhe pasi qe je lajmruar pse nuk ndalon kur te thone ndalo qka nese duke ik do beje nje ndeshje dhe do marresh ne qaf veten shoqet apo dike te pafajshem ……dhe se di te ken kryer ndonje far shkolle po ata duhet dite se me ligj kudo ne bote po spati denoncim ska denim per personin nese nuk zihet ne veper , por ju kuptoj deri ketu pasi qe keni qen te trishtuara,friksuara dhe ne ato momente njeriu sdin si te veperon me mire .
    `

  27. Këto mbase janë vetëm disa nga statistikat që i ka kërkuar Blendi. Shumë mirë i dinë këto dhe të tjerat edhe ai, por bëhet sikurse nuk i dinë. Ju luntë Shpresa!

  28. Mimoza keto vajza kane vizituar me dhjetra here Shqiperine duke marre parashysh lidhjet emocionale, dashurine per vendin e tyre dhe bukurite e Shqiperise. Po ja qe fatkeqsite nuk ndodhin cdo dite dhe vajzave ju ka ndodhe kesaj radhe. Prandaj te lutem te jeshe me e permbajtur ne deklaratat tuaja dhe provo ta imagjinosh se si do te reagonit ju ne situate te tille. Mendoj qe vajzat nuke kane as me te pakten arsye per te trilluar por kane pershkruar ngjarjen e tyre dhe menyren si ato ndihen ne menyren me te sinqert te mundeshme.

  29. Donika shumë mirë po më vjen që ju keni kaluar mirë në shtetin amë, por megjithate kjo nuk ju jep të drejtë që të injoroni problemet që u kanë ndodhë të tjerëve.

  30. sdi pse keni merak ju mediat te luani rolin e hetuesit, gjykatesit, policit, fallqorit etj etj.
    Madje pa i parë keto vajza fare, nga distanca apo ne baze te nje shkrese te tyre ju jeni ne gjendje ta zbardhni te tere rastin. Mos valle jeni sikur shtrigat qe fluturojne me Fshesë apo ato qe shikojne Sferen.
    Tlumte ne per ju. Kur ju shikon apo degjon dikush qe nuk ju percjell gjithmone do te thote Puaaaa nuk na nevojitet asnje institucion tjeter, kemi mediat.
    Ateher, ta dini nje gje (te cilen e dini por e harroni qellimisht), qe ne ketej kufirit kudo ku shkojme per pushime, bullgari, maqedoni, turqi, kroaci, mal te zi etj, nuk na grabisin, vetem tek ju andej PO, na grabisin madje.ne prezence te femijeve.
    (mua personalisht jo por mikun tim te shtepise vitin e kaluar e grabiten madje dhe veturen e tij, iahte dhe ne mediat e juaja)
    E ka denoncuar rastin ashtu sic deshironi ju dhe asgje seshte arritur.
    Dhe une jam.nga Kosova dhe kam bindjen ae shkruajta goxha rrjedhshem, sikur ne kendej.
    Te shoh tash.sa qime do i gjeni ne shkrimin tim.
    (shpeshhere tek ju nuk eshte e rendesishme.Permbajtja por formulimi)

  31. Mosni ashtu moj motër. Ka shumë shqiptarë të Kosovës që janë kalbur burgjeve të Serbisë por edhe të Shqipërisë, vetëm pse e kanë dashtë me gjithë zemër Shqipërinë.

  32. Pse u komentoka këtu? Edhe u trilloka? Po pse o blend a kefilluar te besh histori triller tani? Nëse vërtetë i ke dhënë rëndësi një letre të tillë me formë epërmbajtje atëherë e ke ulur veten e nëse e ke trilluar, historitë triller nuk të shkojnë më shumë se reality horror

  33. Mimoza me qudit ffakti si merr guximin me e quajte shpifje nje tmerr qe e perjeton tjetri, Cfare i hyn ne pune vajzave me shpifur nje perjetim qe ju ka ndodh. Vene vehten ne ate pozit dhe mandej merr iniciativen me shkruar e posaqerishte me akuzuar dike per shpifje, apo ndoshta vet shpif dhe e ke shume te lehte me i quajte te tjeret shpifes.

  34. Kam lexuar me vëmendje letrën e vajzave, por edhe përgjigjen e  të nderuarit Blendi Fevziu.
    Nuk munda e të mos i komentoj disa thënie të tij, për të dhënë edhe unë mendimin tim.
    Po shkoj radhazi, duke ndarë me yje apostrofimet.

    Ndër të tjera, citat i Blendit në raport me shkrimin e vajzave:
    …”Mbasditen e së dielës jeni kthyer në restorantin “Mrizi i Zanave” ku keni pasur një incident me kamarierët për arsye të pagesës dhe ku keni qenë të pakënaqura dhe keni folur ashpër për ‘shqiptarët” që nuk dinë të shërbejnë apo nuk dinë të sillen. Kjo, nëse është e vërtetë, më habit”.

    Sipas kësaj i bie që me që këto vajza ‘e kanë ngritur zërin’ dhe kanë folur diçka që nuk ju kanë pëlqyer nikoqirëve, atëherë duhet të merret patjetër dikush me to. Ndonëse kanë vepruar vërtetë ashtu, as vet nuk jeni të sigurt.
                    *              *             *
    . . . ” Në raportimin e policisë nuk rezulton në një hapësirë prej 1.8 km asnjë gëzhojë arme. Mbi të gjitha, në fshat, asnjë banor nuk ka dëgjuar të shtëna armësh. As drejtuesit e restorantit me të cilët kam folur dje dhe që janë nisur menjëherë në ndihmën tuaj. Ose ju nuk keni dëgjuar mirë, ose policia dhe banorët gënjëjnë”

    I ndruar, të shumtën e herave askush nuk e denoncon vetvetën. Thuhet se asnjë banorë … Athua të gjithë i intervistuat?! E drejtuesit e restorantit, normalisht që nuk e denoncojnë vetveten. Sa i përket policisë, edhe aty kemi rezerva, pasi që, në bazë të deklaratës së vajzave, ata këtë punë as që e kanë marrë me seriozitet dhe kanë bërë shaka me vajza, duke ia lënë fajin kinse alkoolit, fakt të  cilin ju nuk e keni prezantuar fare.
    Duke vijuar më tutje thuani: ” Nuk arrij ta kuptoj se një njeri i kërcënuar nuk kërkon ndihmën e policisë dhe mendon që policia është palë me kriminelët. Po, ka shumë raste denoncimi në Shqipëri, ka shumë raste që trafikantë dhe keqbërës bashkëpunojnë me policinë…”
    Nga kjo që thuani, ju z.Fevziu nuk jeni aspak të sinqertë, pasiqë jeni në kontradiktë me vetveten.
                        *         *          *
    “… Aksidente mbase po, por grabitje jo.”
    I nderuar, a nuk ma thoni çka ishte rasti i turistëve çek? Pse u vranë ata në mënyrën më mizore? Këtë, fatkeqësisht e ka mësuar e gjithë bota.
                       *          *          *
    “… kriminelët nuk kanë kombësi. Së dyti nuk keni asnjë statistikë që të tregoni se në rrugët e Shqipërisë shëtisin kriminelë. E treta ka gati 600 mijë shqiptarë të Kosovës që vijnë në Shqipëri dhe nëse kriminelët do shëtisnin rrugëve ata nuk do ktheheshin më.”

    Taman puna me kërku prej njerëzve të thjeshtë statistika. Dhe 600 mijë shqiptarë me u mbytë për me ja mbushur mendjen dikujt se diça nuk është në rregull në shtetin amë.
                       *             *             *
    “… Mos keqpërdorni çështjen e parave. E para, askush nuk dhuron para, por paguan shërbimin që merr.”

    Shprehur në gjuhën ekonomike është ashtu, por është poaq e vërtetë që çdokush që paguan, ka dëshirë që edhe shërbimin ta ketë sa më në nivel.
                            *               *              *
    “… 16 vjet më parë, këta qytetarë të Shqipërisë, këta të këqinj të vetvetes, mbajtën plot 1 milion shqiptarë të kosovës. Jo me “të hyra” siç thoni ju’ në skamje dhe varfëri, duke u ngushtuar dhe duke ndarë gjithçka kishin. Nuk pati asnjë rast problematik dhe s’pati asnjë moment që dikush të bënte letër publike apo të vajtonte.”

    Kjo është më se e vërtetë dhe për çdo falënderim dhe lavdatë. Por shtroj pyetjen, a do të duhej ta bënin të kundërtën ndaj vëllezërve e motrave të veta, ndërkohë që të njëjtën gjë e kanë bërë edhe shumë shtete të botës me të cilat pothuajse nuk na lidhë asgjë.

  35. Vendi ku ndihem rehat duket vozitur nga Jala ne Dhermi ne mesnate!
    Marr frymë lirshem ne Jug dhe gjithandej.
    Ku ma mirë se ti Shqiperia ime !!!!

  36. Blendi, Me gjithe respektin per ju dhe opinionin tuaj, mendoj qe deklarata nga ju me duket shume e shlejte dhe anlaiza e bere me duket e njeanshme. Mendoj qe te bazuarit nga njera ane nga letra e pranuar nga vajzat dhe nga informatat e pranuara nga policia dhe nga punetoret e Mrizit te Zanave nuk eshte e mjaftueshme qe te dilni me konkluzionin e dhene nga ana juaj. Besoi qe duhet te keni parasysh qe kjo deklarate eshte dhene nga disa vajza qe duhet te kontaktohen dhe te mirren shume seriozisht. Eshte per keqardhje qe ne si shqiptare akoma kemi paragjykime per vajzat ne pergjithesi dhe per gruan ne veqanti. Deklarata e vajzave duhet te jete per ju pike fokusimi dhe te mirret parasysh gjendja dhe shoku psiqik qe nje grup vajzash munde ta kene perjetuar ne nje ngjarje te ketille. E nje ngjarje e ketille munde te qoje edhe ne deklarata te ashpra perkunder ndjenjave tona kombetare. Sido qe te jete mendoje qe pertej ndjenjave tona kombetare keto deklarata dhe ky shok psiqik i vajzave duhet te jete fokus i interpretimeve tuaja. Detyra a policis se Shqiperis dhe siguria ne rruget e Shqiperise duhet te jete po ashtu fokus i punes suaj. Prandaj ju lutem qe para perfundimeve te nxjerra ju lutem qe te beni gjetjet e duhura, krahasimet e duhura dhe te jeni pak me kritik, e me pastaj te beni nje interpretim te tere situates.

  37. Pershendetje i nderuar zoteri Fevziu,me gjithe respektin qe kam per ju dua te ju pergezoj per qdo emision tuajin e qe une e shikoj me shume vemendje dhe jeni per qdo levdate!Poashtu desha te ju bashkangjitem vertetimeve qe sipas meje me duken shume te sakta,sepse une per vehten time mund te them qe se paku per nje vit kam hyre ne Shqiperi ndoshta 10 here e me shume dhe asnjehere sme ka ndodhur gje e keqe,biles kemi bere shume pushime gjate vozitjes neper pompa benzine dhe asnjehere skemi pas as edhe pengesen me te vogel,duke pas parasysh qe edhe ne kemi qene vetem femra ne veture,por mua me shume keto fjale me duken shpifje sesa te kete diqka te vertete ketu dhe turp te iu vije atyre vajzave per trillimet e tyre,me respekt Mimoza nga Prishtina

  38. Po te shfletohet letra e atyre vajzave dhe une dhashe nje mendim timin per kte leter qe dje, ku dukej qarte se pjesa derrmuese e letres ishte e stisur! Prandaj kto gjer nuk i ndrojne kto zonjusha, aq me teper qe mbjellin urrejtjen ndreshqiptare!

  39. Shume I sakte shkrimi. Une qe kur e lexova dje letrën nuk e besova. Kishte gjera qe nuk shkonin. Turp Per ato vajza Per mënyrën e të shkruarit. Shume turp.

  40. Edhe une desha vetem te shpreh mendimin tim me qeshtjen. Ka ndodhe qe kemi degju storie ne Kosove se shpeshebere grabisin, vjedhin e ndodhin gjera te tilla ne Shqiperi. Perkunder kesaj me vite te tera udhetoj shume here ne vit per ne Shqiperi sidomos veres vazhdoj deri ne Butrinit duke pushuar dhe shijuar bregdetin nga ca dite pergjate rruges. Vlen te ceke se jam femer rreth te 30-ve dhe drejtoj vet veturen.
    Kam pesu aksident nje vit, dy vite me rradhe me eshte prishur vetura ne rrethin te Himares por asnjehere nuk me ka ndodhe qe dikush te me qaset ne ndonje menyre qe te me vie ne siklet. Perkundrazi, me ofruan aq shume ndihme, komfort dhe siguri. Riparime te vetures me kosto minimale gati mbeta pa mend. Mendova me vete, po te me kishte gjetur kjo diku ne Kosove me siguri do te me rrjepnin me kosto mbase me kane gjetur hallin.
    Mbas shume vitesh tashme, gjithmone vizitoj dhe kemi krijuar shume shoqeri me personat qe kam taku gjate “fatkeqesive” ne rrugetim.
    Pra me kete po e perfundoj duke e falemnderu Shqiprine dhe bashkekombasit tane per mikpritjen dhe zemergjeresine e tyre.
    Nuk them apo dyshoj ne rastin qe ju ka ndodhe vajzave aspak mirepo vetem desha te shpreh edhe kendveshtrimin tim.

  41. Nje gje me beri shume pershtypje e shkruajtura e vajzave kosovare ose me sakt dialekti sesi e kan shkruajtur letren sduket si andej nga kosova…

  42. pika e par zotri Blendi m’vjen mir qe jau ke cekur ketyre vajzave dhe gjith atyre qe bejn ksi ndarje Shqiptar Kosovar te gjith jemi nje, ksi ngjarje ndoshta edhe ndonje ekses i vogel ndonje gum e vetures me ju qky ne Shqiperi kur vin ne Kosov e egzagjirojn dhe e bojn tmerr une kom pas rast shum me ardh ne Shqiperi qe nga lufta ne vitin 99 dhe kom leviz pa orar si naten eshtu dhe diten dhe kom pas defekte ne vetur nuk ka pas shanc as ni vetur me tabela Shqiptare me kalu pa u ndal dhe me vet qfar halli kam dhe me kan ndimuar e ka pas shum vetura me tabela te Kosoves veq i bishin buris dhe as qe ju shkojke menja mu ndal edhe pse un isha me tabele te Kosoves plus vetura kishte rekllamat e taxit kshtu qe ksi njerz kom has shum qe i egzagjiroj rastet per nga mikpritja indetifikohemi ne bot jemi popull mikprits nuk e perfaqsojn popullin Shqiptar disa raste te kqia qe ndodhin ato raste ne vende ku ligji osht nivel te lart 100 her me shum se te ne shqiptaret ndodhin edhe jan te shumta ne numer. krenohem qe jam Shqiptar ju falemnderit. Florent Muriqi, Peje,Kosove,Shqiperi.

  43. Me vjen mir qe jeni marr me rastin se ka plot te tilla qe vin ne Kosov e i tmerrojn njerzit me genjeshtra un kam ardh me qindra her as edhe me te voglin problem nuk kam pas
    E pre restorante kur futen ne kosov midis Prishtines pagujn per nje meny te njejt ne Prishin 10 euro pagun e ne Durrs 5 euro e ben llafe e harron qe eshte ne Bregdet e gazeta Expres e bal kryelajm po si sju vjen turp ksaj gazete ta quajsh gazet se thjesht jen thashethem gji

  44. Shqiperi, prej veriut deri ne jug qe kam vizituar/pushuar dhe dua gjithmon te vi…askund ne botë nun ka si ty. Krenaria ime je ti. I nderuar Blendi ne jemi nji, pershendeje nga pejanja angli x

  45. Turp Blendi nuk ishte kjo ankesa. Sa per kohen e luftes as mos diskuto se jane te panumerta vjedhjet qe i jan bere Kosovareve kete e di edhe ti shume mire…. Policise do i lutesha shume qe te marre seriozisht denoncimet e qytetareve, Krisma nuk kishte.

  46. Mimi po gabon e dashur se plazhet tona si kan kullotur lopet, po qe ktu fillon mos mirnjohia e juaj per shqiperin dhe shqiptaret ju e paskit jorganin aq te ngushte sa sju zan me asnje fqinje zemer spo kerkon asnje bashkim perkundrazi ju keni shtetin dhe flamurin tuaj dhe keshtu mundohuni ti mbani e ti ruani se keni shume problema dhe ma te medha se tonat

  47. Vallah Blendi bash mire paske ba se paske kthy pergjigje mbrapsht se vallah tan diten kam mendu per kto çikat se na vijne nga Kosova turiste?dhe ktu ju kan dal me i grabit
    1) Dalja naten vone eshte problem gjithandej dhe ne Angli po flas ngase jetoj dhe banoj ketu
    2) problem eshte kur je grup femrash dhe fillojne e flirtohen neper lokale e kafene me te tjeret dhe pastaj dalind rruges si te dyshimta
    3) Meqe e dinin shqiperin kaq danger ato me menyre apsolute sduhet te kishin ardhur
    4) nqs Ato nuk pranojne bashkepunim me policin dhe se nuk identifikohen ne polici se kush jane vet ne radhe te pare kur kan ardhur,pse,ku kan nejt dhe te tregojn ezakli si e cfare ka ndodhur
    Jo veç me shqiperi por ne asnje vend te botes nuk merret kush me ngjarjen anonim
    Per mendimin tim ateher ato duhet ti gjobise shteti shqiptare per deshmi te rreshme dhe mos deshmi ne organet e drejtesis dhe ateher do e shohim se kush jan ato e si ka ndoshur ngjarja

  48. Bravo Bledi por nje se kuptoj si ke nerva meu marr me kto lavire qe shetisin rrugeve te vetme e qe esht e mundur ti ken marr para ndonjerit per te ngren ne restoran dhe kan desht te ikin.Sa i perket shqiperis jemi shum te lumtur me pushimet kur kalojm atje e sa per kosovaret nuk jan mirenjohesa aspak.i kemi pritur si asht me se miri dhe kurr nje falenderim se kemi marr por vetem genjeshtra kinse jan plackitur e malltretuar te till ishin ata.

  49. O kto vajza po lypin vëmendje dhe fam. Qe 16 vite udhtoj neper Shqiperin time prej Prishtines e deri ne Butrint pa edhe as nje te keqe. Perkundrazi vetem pervoja fantastike kam. Kriminel ka gjithkund. Miza bull nuk mund të bëhet.

  50. Une kam qene ne itali kur nena ime mbante 7 vajza nga kosova , 1 buke dhe 1 kile qumesht e ndante ne 9 veta , kurse kto kuckat e kosoves nuk te japin as nje gote une , nuk e njohin fjalen gjynaf , as respektin , as fjalen flm,

  51. Wow se besoj at qe po e lexoj “KTA kosovar e meritojn tja mbyllim kufirin sic ja ka ber gjith ballkani” keni gabuar i nderuar e gjithë Evropa. Po mos te ishin KTA ju do vdesni bregdeti ju ka qel syt juve shumë prej KTA ju kan zbuluar plazhat e juaja qe me parë vetë lopt kan kullotur. E mir e keni ju sa njeri kerkon bashkim kombetar JOOOOO te lutem me ju bashkim KURRRR

  52. z blendi lere qa merresh me ato brek pa lara,atyre veq femra smund tu thaush,bagjella po,ato kan 3 dite qe rrine rrugave neper tiran duke u shkerdhi,u paskan dale ti grabisin,ato kane qene tape me alkol e kokaine dhe ka filluar duke u plelle mendja budalliqe kote pa lidhje,dhe fakti qe qenkan ngaterru me kamarjeret e lokalit,kte e kane bere nga inati me hap lajme koti..

  53. Akif, shum e kuptueshme qe nuk jeni “fans” i Blendit sepse po te ishit, do ta kuptonit qe ka predikuar krejt te kunderten nga cka keni kuptuar ju!
    Une jam nga Kosova, me banim ne perendim dhe cdo vere kaloj pushimet me familje ne bregdetin TONE. As edhe nje here te vetme nuk jam ndier e shqetesuar. Perkundrazi, kam udhetuar vetem me vajzat e mia neper Shqiperi dhe jam ndier shum rehat ndersa i falemnderoj sidomos nikoqiret ngaVelipoja per mikepritjen.

  54. Te lumte o Blendi!!Jam Shqipetar nga Kosova dhe vij per cdo vjet ne Atdhe dmth Shqiperia eshte Atdheu im dhe asnjeher nuk kam pssur asnje lloj problemi por mendoj se ne Shqipetaret nga Kosova nuk i meritojm fyerjet e komentuesve nga Shqiperia si psh ,,ju keni gjak Serbi” vetem se disa goca kane bere nje shkrime ,,pleher”qe edhe per mua nuk mund te jete plotesisht i vertet.Shqiperi Etnike

  55. shum bukur ke fol blendi . un nuk jam fans i joti po ksaj radhe ke qen i sakt plotshisht. se jan kosovaret vet qe po kthehen ne problem me isis e luft civile. dhe per faj te tyre e ham dhe ne ne shqipri. kta kosovar e meritojn tja mbyllin kufirin sic ja kan ber gjith ballkani.

Pas