Kronikë

Operacioni anti-drogë në Tiranë, Policia: Sekuestruam mbi 1 kg kokainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:51 - 27/07/21 |
Opi Nion

1 kilogramë e 128 gramë kokainë janë sekuestruar nga Policia e Tiranës. Në njoftimin e policisë thuhet se  gjatë operacionit, efektivët kanë ndaluar një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi  i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Lidhur me sasinë e kokainës së sekuestruar, policia ka shoqëruar disa persona. Ndërkohë, autoritete vijnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundra ligjshme./Opinion.al

Pas