Bota

Itali, 99% e viktimave të koronavirusit nuk ishin të vaksinuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:03 - 27/07/21 |
Opi Nion

Instituti Kombëtar i Shëndetit i Italisë shprehet se rreth 99% e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi që nga shkurti i këtij viti, nuk kanë qenë të vaksinuar plotësisht.

Sipas raportit, njerëzit e vaksinuar plotësisht që kanë vdekur, kanë qenë shumë më të vjetër se ata që kanë vdekur pa vaksinim të plotë: 88.6 vjeç kundrejt 80.

Ata gjithashtu kanë pasur më shumë probleme shëndetësore përpara se të prekeshin nga koronavirusi, thuhet në raport.

Javën e kaluar, Italia ka njoftuar se dëshmia e vaksinimit ose imunitetit nga koronavirusi do të jetë së shpejti e detyrueshme për një sërë aktivitetesh në këtë vend, përfshirë ngrënien në ambiente të mbyllura dhe hyrjen në palestra, pishina, muze dhe kinema.

Që nga njoftimi, autoritetet italiane thanë se kanë regjistruar rritje të termineve për vaksinim. Deri të martën, gati 57% e qytetarëve mbi 12 vjeç në Itali janë vaksinuar plotësisht.

Italia konfirmoi 24 viktima nga koronavirusi të martën, krahasuar me 22 një ditë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë, ndërsa numri ditor i të infektuarve u rrit në 4,522 nga 3,117.

Nga 1 shkurti deri më 21 korrik janë regjistruar 423 vdekje nga koronavirusi në mesin e njerëzve të vaksinuar plotësisht; shifra paraqet 1.2% të totalit prej 35,776 viktimash nga koronavirusi në Itali, tha Instituti Kombëtar i Shëndetit./ REL

Pas