Aktualitet

Olsian Çela kërkoh të nisin hetimet për 3 prokurorë të Dibrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:47 - 21/05/21 |
Opi Nion

Kryeprokurori Olsian Çela ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë hetim për punën e dy prokurorëve të Dibrës dhe drejtuesin e Prokurorisë në këtë rreth.

Konkretisht, Çela ka kërkuar hetim për shkeljet individuale të kryera në ushtrimin e detyrës për prokuroren Belina Zeneli dhe prokuroren Xhoana Mehmetaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër pasi janë konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale.

Pjesë e këtij inspektimi kërkohet të jetë dhe veprimtaria drejtuese e drejtuesit të prokurorisë Rifat Kojku, për mënyrën se si janë ushtruar kompetencat e dhëna nga ligji Nr 97/2016, në lidhje me masat e marra nga ana e tij, për të parandaluar situatën e krijuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër./ Opinion.al

Pas