Aktualitet

Olsian Çela, kandidati i parë për Kryeprokuror


               Publikuar në : 11:12 - 19/04/19 |
b.f

Është regjistruar zyrtarisht kandidati i parë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai është Olsian Çela dhe e ka dorëzuar kandidaturën e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Çela ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, për shkak të përplasjeve me kryeprokuroren Arta Marku për çështjen “Shullazi”. Ai dhe prokurori Besim Hajdarmataj u transferuan në rrethe nga Marku, gjë të cilën e ankimuan në gjykatë. Kjo e fundit vendosi në favor të dy prokurorëve, ndaj në janar të këtij viti ata u rikthyen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda./Opinion.al

Pas