Bota

OBSH: Rritja e rasteve në disa vende mund të konsiderohet valë e dytë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:22 - 13/06/20 |
Opi Nion

“Rritja aktuale në disa vende mund të konsiderohet si një valë e dytë”. Kështu u shpreh gjatë një konference shtypi në Gjenevë, Doktor Michael Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit për Emergjencat Shëndetësore në OBSh. Kjo organizatë  shprehu shqetësim për faktin që disa vende po përballen me vështirësi në lehtësimin e masave anti-COVID, pasi po shohin një rritje të re të kuotave të infektimit dhe vdekjeve.

“E para dhe më e rëndësishmja është se pjesa më e madhe e botës vijon të jetë në grahmat e valës së parë të kësaj pandemie. Disa vende në Evropë, në Azinë juglindore dhe Amerikën e Veriut e kanë tejkaluar pikun e valës së infektimeve dhe po bëjnë hapa graduale drejt rikthimit në normalitet. Por, shtimi i rasteve në disa vende, mund të përfaqësojë një valë të dytë ose një shpërthim të ri. Në fjalë të tjera, nuk patëm një situatë kur sëmundja arriti në një nivel të ulët, e ruajti këtë nivel e më pas u rikthye më vonë. Me shumë gjasë ka ndodhur për shkak të rihapjes së shoqërisë, ripërzierjes së njerëzve dhe mosrespektimit të distancimit social”,  deklaroi Ryan.

Gjatë konferencës për shtyp, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se shpresonte që vaksina kundër koronavirusit të jetë gati së shpejti dhe të shkojë tek ata që kanë më shumë nevojë./Opinion.al

Pas