Bota

Frikë në Kinë, Pekini mbyll 6 tregje! Virus edhe në raftet e salmonit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:33 - 13/06/20 |
Opi Nion

Pekini ka mbyllur të shtunën në 3:00 me orën lokale  tregun Xinfadi për të ndaluar përhapjen koronavirusit. Kjo lëvizje erdhi pasi disa punonjës të tregut rezultuan pozitivë në testet ndaj virusit. Sipas një zyrtari virusi u gjet edhe në një dërrasë që përdorej për të mbajtur salmonin e importuar. Edhe tregu i produkteve të detit në distriktin Fengtai ku kishte qenë i pranishëm një rast COVID, gjithashtu u mbyll.

Të gjithë personat  në treg, përfshirë blerës apo tregtarë iu nënshtuan testeve të acidit nukleik. Në total 6 tregje të mëdha në Pekin janë pezulluar plotësisht ose pjesërisht që nga e premtja.

Autoritetet e Pekinit thanë se më shumë se 10,000 persona në tregun Xinfadi gjithashtu do të testohen. 45 tamponë të kryer nga tregu Xinfadi rezultuan pozitivë ne me shume se 500 testime, në një rritje që vjen pas thuajse dy muajsh pa asnjë rast. Autoritetet kanë thënë se do të shtrëngojnë masat, ndërsa tregtarët kanë larguar salmonin nga raftet, pasi në dërrasat ku prpcesohej salmni mportuar u gjetën shenja të virusit./Opinion.al

 

Pas