Bota

OBSH: Pandemia mund të përfundojë brenda dy viteve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:46 - 22/08/20 |
el ida

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpreson se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda dy viteve.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, teksa foli nga Gjeneva u shpreh se për gripin spanjoll, në vitin 1918, u deshën dy vite për ta kaluar.

Ai shtoi se shpreson që teknologjia moderne do i japë mjete njerëzimit që ta luftojë COVID-19, në mënyrë me efektive sesa ishte luftuar pandemia e Gripit Spanjoll dhe ta ndalojë virusin në një kohë edhe më të shkurtër.

“Sigurisht, tani virusi mund të përhapet më me shpejtësi, por në të njëjtën kohë, ne kemi teknologjinë dhe njohuri për ta ndaluar atë”, u shpreh kreu i OBSH.

“Prandaj, ne shpresojmë se kjo pandemi do të përfundojë në më pak se dy vjet”, tha ai.

Megjithatë, shefi i OBSH-së paralajmëroi se “edhe nëse ne e kemi një vaksinë, pandemia nuk do të përfundojë vetë”.

“Shtetet nuk duhet t’i kenë shpresat vetëm te një vaksinë potenciale, por duhet të zbatojë në mënyrë efektive masat shëndetësore dhe njerëzit duhet t’i përmbahen masave që të ulet lakorja e infektimeve”, tha ai./Opinion.al

Pas