Aktualitet

OBSH: Mund të shfaqen variante të reja edhe më të rrezikshme të Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:21 - 15/07/21 |
Opi Nion

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të enjten se variante “më të rrezikshme” të Covid-19 mund të shfaqen në të gjithë botën. OBSH tha se një ndër treguesit është dhe rritja e numrit të të infektuarve ditor në disa vende.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët e OBSH së fundmi kanë deklaruar se një ndër shkaqet kryesore të rritjes së rasteve të reja me Covid në gjithë botën është varianti Delta.

“Pandemia nuk ka përfunduar askund,” tha komiteti  i OBSH në një deklaratë, duke theksuar “gjasat e forta për shfaqjen dhe përhapjen globale të varianteve të reja më shqetësuese dhe më të rrezikshme mund të jenë edhe më sfiduese për t’u kontrolluar”.

Virusi është rishfaqur në vendet që besohet se kanë shmangur më të keqen. Zyrtarët përmendin rastin e Australisë e lavdëruar për strategjinë e saj të suksesshme “Covid zero”, e cila është duke u përballur me një rritje të rasteve.

Koronavirusi vazhdon të bëjë kërdinë nga Azia në Afrikë, duke vrarë më shumë se katër milion njerëz që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor 2019.

Në Tokio tani pak më shumë se një javë larg ceremonisë së hapjes së Olimpiadës, autoritetet lokale regjistruan 1,308 raste të reja, numri më i lartë që nga janari.

 

Pas