Bota

OBSH miraton për përdorim emergjent vaksinën e AstraZeneca


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:11 - 15/02/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar vaksinën e prodhuar nga Oxford dhe AstaZeneca për përdorim emergjent.

Vaksinës i është dhënë drita jeshile dhe mund të përdoret në të gjithë botën, nëpërmjet mekanizmit COVAX.

OBSH ka vlerësuar cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës COVID-19 dhe tashmë lejon vendet të shpejtojnë miratimin e kësaj vaksine.

Mariângela Simão, ndihmës Drejtore e Përgjithshëm e OBSH-së për Qasjen në Barna dhe Produkte Shëndetësore tha se vaksina e AstraZeneca do të jetë gati që të përdoret së pari për personelin mjekësor.

Po ashtu ajo tha se me anë të COVAX do të ketë një shpërndarje të drejtë dozave të vaksinave për të gjitha vendet. OBSH prej kohës po studionte vaksinën e AstaZenca dhe provat e fundit u bënë në 8 Shkurt.

Pas