Aktualitet

Rama: Këtë javë do të nisë vaksinimi anti-COVID dhe tek më të moshuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:03 - 15/02/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të shtrihet dhe në Vlorë e Shkodër.

Kreu i qeverisë deklaroi, gjatë pritjes së dozave të reja të vaksinës së Pfizer në Rinas, se po këtë javë përveç bluzave të bardha, do të nisë vaksinimi edhe te më të moshuarit.

“Në kontratën që Pfizer bën me vendet e tjera, për çdo lëvizje të kësaj natyre duhet aprovimi i Pfizer dhe ne nuk mund të aktivizojmë këtë sasi pa aprovimin e Pfizer. Me ardhjen e këtyre dozave sot dhe me pasjen e një qartësie për ato 40 mijë doza që janë konfirmuar, ne do fillojmë shtrirjen e vaksinimit gjatë kësaj jave në Vlorë dhe në Shkodër, dhe po ashtu hap pas hapi, në varësi nga kalendari i ministres, edhe në Elbasan, Fier. Paralelisht me vaksinimin e mjekëve dhe bluzave të bardha, do të bëjmë edhe fillimin e vaksinimit të më të moshuarve. Kemi të gjitha arsyet të jemi të bindur se ne mund ta realizojmë objektivin e vaksinimit të plotë për 14 muaj. Është vetëm çështje konfirmimi të sasive dhe disponimi të sasive.”- tha Rama./ Opinion.al

Pas