Bota

OBSH-ja sqaron deklaratën për personat asimptomatikë me Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:54 - 09/06/20 |
Opi Nion

Një shkencëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur se është ende e paqartë se sa një person mund të transmetojë tek individët e tjerë COVID-19, kur është pa simptoma.

Mjekja, Maria Van Kerkhove ka thënë se personat pa simptoma “shumë rrallë” e trasmetojnë virusin te tjetri.

Mirëpo më vonë ajo ka thënë se ky vëzhgim është bazuar në studime të vogla. Sipas saj ky pretendim përbën “pyetje të hapur”, pasi nuk dihet nëse këto të gjetura vlejnë në nivel global.

Të dhënat sugjerojnë se personat me simptoma janë të infektuar më shumë, dhe se sëmundja mund të bartet para se i infektuari të kuptojë se ka virusin.

Ndonëse një pjesë e njerëzve, që kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, nuk ka pasur simptoma, ende nuk është bërë e qartë sesa mund ta bartin infektimin te personat tjerë.

Van Kerkhove ka thënë se të dhënat, për të cilat ka diskutuar, kanë ardhur nga shtetet që kanë kryer “gjurmim të detajuar të kontakteve”.

Kujtojmë se rastet e para me koronavirus janë raportuar në Vuhan, Kinë, në fund të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën me këtë virus janë infektuar mbi 7 milionë persona. Prej tyre, mbi 3 milionë janë shëruar, derisa mbi 400,000 kanë vdekur.

Pas