Aktualitet

Objektivi i ri i Metës: Do të ngjis majën më të lartë të Shqipërisë


               Publikuar në : 22:14 - 18/08/19 |
xhu lia

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në intervitën e tij dhënë për “Kojshia Shoë” në RTV21 ka është shprehur gjithashtu lidhur me pushimet e tij malore.

Ai ka theksuar se objektivi i tij i radhës është të ngjis majën e Korabit, që është maja më e lartë e Shqipërisë.

“Ngjitja nëpër male, aktiviteti fizik më ndihmon shumë për këtë qëllim. I jam shumë mirënjohës Prevallës, sepse vjet pas 12 ditësh këtu, me ecje intensive, pata kënaqësinë dhe mundësinë të ngjitesha në majën e Jezercës, që është pika e dytë më e lartë e Shqipërisë dhe maja më e lartë e Bjeshkëve të Namuna. Dhe sivjet pas këtyre dy javëve në Prevallë kam objektiv të ngjis majën e Korabit, që është maja më e lartë e Shqipërisë. Kjo më jep një kënaqësi të veçantë, sepse dashuria për malet është e lindur, meqenëse kam lindur në malet e Skraparit,”-tha Presidenti gjatë intervistës./Opinion.al/

Pas