Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

2019/08/18 at 10:35 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Meta: Pakica që nuk njeh rotacion ka për të humbur gradualisht pushtetin

Presidenti Meta gjatë një interviste të dhënë sot në mbrëmje për RTV21, ka deklaruar  se “Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi”. Gjithashtu Kreu i Shtetit është ndalur edhe në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve duke e cilësuar veçanërisht si të gabuar vendosjen e taksës së Kalimashit.


Zoti President, si mund të arrihet bashkimi kombëtar, që është ëndërr e të gjithë shqiptarëve, duke vendosur taksë 5 Euro për Rrugën e Kombit, raporte të ftohura mes dy kryeministrave, produktet e Kosovës nuk blihen shumë në Shqipëri?

Padyshim ky është një problem mjaft i madh. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të jenë më komplementare me njëra-tjetrën, duhet të plotësojnë ato boshllëqe apo mangësi që vijnë për shkak të karakteristikave të ndryshme të potencialeve, të burimeve të zhvillimit ekonomik, qoftë të Shqipërisë apo të Kosovës.

Në këtë drejtim duhet të krijojmë sa më shumë lehtësira. Ju e dini qëndrimin tim për taksën e Kalimashit, që është një taksë mjaft e gabuar dhe dekurajuese, qoftë edhe nga ana psikologjike, duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është edhe për Shqipërinë dhe për Kosovën ky qarkullim pa pengesa midis qytetarëve tanë.

Jo vetëm për qytetarët, por edhe për tregtinë, po të kemi parasysh se sa e kushtueshme është sidomos për të vënë në funksion të Kosovës edhe portet e Shqipërisë në të ardhmen.

Janë bërë mjaft mbledhje dhe ka pasur mjaft shpresa se gjërat do të ecin më mirë, por kemi vënë re që nuk është treguar ai vizion dhe ajo vendimmarrje e duhur për t’iu përgjigjur pritshmërive të qytetarëve në të dyja anët, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndalemi tek situata politike në Kosovë. Jeni pro korrigjimit të kufijve apo kundër korrigjimit të kufijve të Kosovës?

Çështja është si do të përmbyllet dialogu Kosovë-Serbi në mënyrën më të mirë për të dyja vendet, por edhe për të gjithë rajonin, pasi është një çështje mjaft kyçe që mund t’i përshpejtojë apo t’i ngadalësojë të gjitha proceset europianizuese të rajonit tonë.

Në këtë drejtim qëndrimi im që dëshiroj t’ju sqaroj ju është pikërisht ky. Përsa u takon marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, unë kam qenë dhe jam për t’i zhvilluar ato në njëmënyrë sa më aktive, pasi marrëdhëniet dypalëshe Serbi-Shqipëri, por edhe bashkëpunimi dypalëshnë kuadër të bashkëpunimit të rajonit tonëështë mjaft i rëndësishëm. Dhe këtë unë e kam treguar më së miri që në vitet 2000. Që në fillesat e para kur kam qenë kryeministër duke bashkëpunuar me ish-kryeministrin Xhinxhiç. Edhe më pas në funksione të tjera, edhe sot e kësaj dite kam qenë dhe jam shumë i hapur për këtë gjë, por kam thënë gjithmonë dhe sot e theksoj akoma edhe më me forcë: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi!

Shqipëria njeh, dhe është nga vendet e para që ka njohur dhe respekton pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Por dialogu me Serbinëështë një temë që u takon institucioneve të Kosovës.

Çdo ndërhyrje e Shqipërisë në këtë dialog apo në tema të caktuara të këtij dialogu, praktikisht është një cenim i pavarësisë dhe i legjitimitetit që kanë këto institucione.

Cili është roli i Shqipërisë dhe cili ka qenë dhe është qëndrimi i saj?

Roli i Shqipërisë është që të kontribuojë për të nxitur institucionet dhe faktorët politikë të Kosovës për një bashkëpunim sa më të ngushtë me njëri-tjetrin në mënyrë që të arrijnë një konsensus për temat kryesore dhe për zgjidhjet më të mundshme, qëdo të bënin realitet këtë moment historik të përmbylljes, të finalizimit të këtij dialogu dhe të njohjes reciproke. Njëkohësisht edhe të garancive se si Serbia, ashtu edhe Kosova do të jenë anëtare të Bashkimit Europian. Kjo është e para.

E dyta, mesazhi që unë ua kam shprehur të gjithë përfaqësuesve të Kosovës, si përfaqësuesve të institucioneve, ashtu edhe drejtuesve të opozitës, ka qenë i qartë: Jo vetëm duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, por duhet edhe një koordinim me partnerët tanë kryesorë, që na kanë mbështetur deri më sot për këto arritje që Kosova ka si shtet i pavarur. Padyshim në radhë të parëme Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vend lider i NATO-s, i aleancës më të fuqishme që luajti rol kryesor për çlirimin e Kosovës, por edhe me Gjermaninë, sepse ajo është shtylla kryesore e Bashkimit Europian.

Nëse flasim se kjo marrëveshje, përveç konsolidimit të paqes dhe sigurisë duhet të garantojë edhe të ardhmen europiane si të Serbisë, ashtu edhe të Kosovës, kush më shumë se sa pikërisht Gjermania mund ta luajë këtë rol edhe në të ardhmen.

Ashtu sikurse duhet një koordinim edhe me vende të tjera që kanë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës dhe për forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare, si Britania e Madhe e vende të tjera.

Etiketa: dialogilir Metakosoveserbi


Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi, 19 gusht 2019

Parashikimi i motit, dita me temperatura të larta

Moti për sot, 19 gusht 2019

Përplasjet me Palestinën, Izraeli ekzekuton tre persona

Përplasjet me Palestinën, Izraeli ekzekuton tre persona
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}