Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nusja 20-vjeçe akuzon vjehrrin për përdhunim, përfundon vetë në qeli

2018/12/23 at 9:49 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Nusja 20-vjeçe akuzon vjehrrin për përdhunim, përfundon vetë në qeli

Një 20-vjeçare është dënuar me 11 ditë burgim nga Gjykata e Tiranës, pasi është shpallur fajtore për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”. Shtetasja E.Tanushi kishte kallëzuar një vit më parë në Prokurori se vjehrri  ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundër vullnetit të saj.


Ajo ka kallëzuar se dhuna është ushtruar duke e shantazhuar të pandehurën që të kryente aktin seksual, për faktin se vjehrri do të tregonte se kishte gjetur në telefonin e saj mesazhe që provonin se kishte lidhje jashtëmartesore me shtetas të tjerë. Kështu që e pandehura ka paraqitur kallëzim ndaj viktimës për kryerjen nga ana e këtij shtetasi, veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”.

Veprimet e para hetimore janë kryer te Krimet e Rënda dhe më pas dosja ka kaluar te Gjykata e Tiranës, pasi është vërtetuar që kallëzimi ka qenë i rremë. Nga ana e prokurorëve, është pyetur vjehrri i nuses, E.S., i cili ka mohuar akuzat kategorikisht. Në vijim të hetimeve, është kryer veprimi procedural i marrjes së provës me ballafaqim.

Gjatë ballafaqimit, shtetasi E.S. u qëndroi deklarimeve të dhëna më parë, duke mohuar tërësisht faktin e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me shtetasen E.T..

Ndërkohë, shtetasja E.T. pranoi se nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me vjehrrin, duke deklaruar se kishte gënjyer më parë, por ripohoi vetëm se ishte ngacmuar seksualisht nga ky shtetas. Deri sa çështja ka qenë te Krimet e Rënda, vjehrri ka kallëzuar më pas nusen se ka tentuar të helmojë bashkëshorten e tij.

Ndaj nuses është hapur procedim tjetër dhe në fund, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ta referojë çështjen në Gjykatën e Tiranës. Gjatë nisjes së procesit, E.T. ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe në përfundim është dënuar me 11 ditë burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Kallëzim i rremë”./Gazeta Panorama

Etiketa: denoncimnusevjehrri


Ju sugjerojmë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme
Kryesore

Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme

17 Korrik, 2026 12:50 pm
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve
Kronikë

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve

17 Korrik, 2026 12:05 pm
BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
Bota

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

17 Korrik, 2026 8:40 am
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Para
Zbulohet e dashura e Mourinjos, 8 vite lidhje jashtëmartesore

Zbulohet e dashura e Mourinjos, 8 vite lidhje jashtëmartesore

“Daily Star”: Shqiptarët mbushën Britaninë me kokainë të cilësisë së lartë

"Daily Star": Shqiptarët mbushën Britaninë me kokainë të cilësisë së lartë

Trump: Shefi i ri i Pentagonit nis punë më 1 Janar

Trump: Shefi i ri i Pentagonit nis punë më 1 Janar
















TE FUNDIT

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
17 Korrik, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
17 Korrik, 2026

Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do...

Lexo më shumë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
17 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë...

Lexo më shumë

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
17 Korrik, 2026

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}