Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuset që vranë vjehrrat; nga vaji i nxehtë në vesh, tek helmimi e masakrimi me thikë

2018/03/15 at 8:01 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuset që vranë vjehrrat; nga vaji i nxehtë në vesh, tek helmimi e masakrimi me thikë

Konfliktet të cilat kanë çuar nuset drejt vrasjeve të vjehrrave është rikthyer sërish në vëmendje.Ngjarja e zbuluar 3 ditë më parë ku  nusja helmoi vjehrrën me helm në një gotë portokalli dhe më pas e mbyti me duar ka rikthyer historitë tronditëse të ndodhura në vendin tonë në pak vite.


Ja disa prej rasteve më të bujshme kur nuset kanë tentuar të vrasin ose kanë vrarë vjehrrat e tyre.

Mariana Cmeta

Mariana Cmeta, 21 vjeç një vit më parë helmoi dhe më pas mbyti me duar vjehrrën e saj Lumtujire Lami.

47 vjeçarja pas konflikteve të përsëritura ishte larguar nga banesa në të cilën jetonte nusja me djalin e saj, por ky fakt nuk i ka shpëtuar asaj jetën. Ajo u vra tragjikisht pas përpjekjeve  për të kërkuar ndihmë pas helmit të cilën nusja i kishte hedhur në një gotë me lëng portokalli.

Hysnie Hoxhallari

Në 28 janar të 2018-ës, qyteti i Vlorës u trondit nga vrasja e Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët pasi ishin masakruar, u lanë të digjeshin në banesën e tyre të përpirë nga flakët. Por pasi nusja dëshmoi se atë mbrëmje ajo i gjeti ata të djegur në shtëpi dhe në intervista kërkonte drejtësi, vetëm një muaj më pas policia zbuloi se ishte pikërisht 32-vjeçarja dhe i dashuri i saj 26-vjeçar autorë të krimit makabër. Për shkak se bashkëshorti i Hysnies dhe babai i djalit të saj 3-vjeçar ishte kthyer prej disa kohësh nga Greqia, dyshja nuk kishte mundur më të takohej dhe kjo e shtyu Hysnien dhe Kasëm Pirjasin drejt vrasjes së dyfishtë. Pas arrestimit të dyshes, bashkëshortja e Kasëmit dhe nëna e dy vajzave të tij, njëra prej të cilave invalide, rrëfeu se ajo dhe Hysnie Hoxhallari janë kushërira të dyta.

Xhemile Skuka

Legjenda urbane e vrasjes me vaj të nxehtë në vesh është realizuar në shkurt të 2013-ës në Hotesh të Dibrës, por gjërat nuk shkuan ashtu siç 30-vjeçarja Xhemile Skuka kishte menduar. Ajo tentoi të vriste vjehrrën e saj Naime Skuka duke i hedhur vajin e nxehtë në vesh teksa viktima flinte, por nuk e ka arritur një gjë të tillë pasi të moshuarës i ka dalë gjumi. Ndaj, 30-vjeçarja e masakroi vjehrrën e saj me mjete të forta dhe me ndihmën e  kunatës, 25-vjeçares Hike Skuka, e varrosi vjehrrën në kasollen e bagëtive. Skena është parë nga një bashkëfshatar i tyre dhe tre ditë pas krimit, Xhemile Skuka u arrestua nga policia dhe rrëfeu se vjehrrën e kishte vrarë pasi ajo e keqtrajtonte, e ofendonte dhe nuk i jepte paratë që bashkëshorti i dërgonte nga emigracioni.

Sanije Tuga

Në maj të 2010-ës, policia e Kurbinit ka vënë në pranga 52-vjeçaren Sanije Tuga për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit. Pas një sherri me vjehrrën Behare Tuga, kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga i biri, Baftjari. Këtë duket se 52-vjeçarja nuk e ka kapërdirë dot dhe ka marrë çiften, duke qëlluar në drejtim të vjehrrës dhe bashkëshortit.

Ornela Domi

Një krim ende i padënuar ai i vrasjes së Drita Shabës në 1997-ën. Që prej zbardhjes së ngjarjes, policia është në kërkim të Ornela Domit, nuses së të birit të viktimës, e cila akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e vjerrës së saj. Asokohe vetëm 16 vjeçe dhe me bashkëshortin e larguar në emigrim, Ornela nisi një histori dashurie me djalin e xhaxhait të bashkëshortit të saj. Por një mbrëmje, Drita Shaba e gjen dyshen në dhomën e gjumit dhe e tronditur nga skena, tentoi të dalë jashtë shtëpisë. Por ajo nuk arriti ta bënte një gjë të tillë pasi u qëllua 5 herë me thikë në kraharor nga 15-vjeçari Xhurian Shaba, djali i kunatit të saj dhe i dashuri i nuses. Për të mbuluar krimin, Ornela Domi inskenoi një grabitje të rreme dhe udhëzoi Xhurianin të largohej me sendet e shtrenjta që ndodheshin në shtëpi. Ngjarja e vërtetë është mësuar disa kohë më vonë, nga shoku i Xhurianit, i cili ishte dëshmitari i vetëm në ngjarje dhe kërcënohej nga Xhuriani për të mos rrëfyer historinë. Të dy të dashuruarit vijojnë të jenë në arrati.

Burimi: Panorama

Etiketa: nusetVJEHRRATvrasese


Ju sugjerojmë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur

30 Qershor, 2026 4:34 pm
Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona
Kronikë

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona

30 Qershor, 2026 4:01 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Tensione në protestën para parlamentit, Berisha: Egërsi shtazore

30 Qershor, 2026 3:51 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

30 Qershor, 2026 2:59 pm
Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
Kryesore

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

30 Qershor, 2026 2:52 pm
Para
Messi: Jam i lumtur për 100 golat në Champions League

Messi: Jam i lumtur për 100 golat në Champions League

Skandal botëror/ Gjurmë mikroplastike në shishe, ja shtetet në alarm

Skandal botëror/ Gjurmë mikroplastike në shishe, ja shtetet në alarm

27 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA/ Ambasadorja shqiptare drekë me Arvizu

27 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA/ Ambasadorja shqiptare drekë me Arvizu
















TE FUNDIT

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
30 Qershor, 2026

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}