Aktualitet

Numri dy i bandës së Lushnjës kërkon uljen e viteve të dënimit në gjykatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:05 - 22/10/20 |
Al Do

Enver Dondollaku, numri dy i bandës famëkeqe të Lushnjës, kërkon nga drejtësia shqiptare që t’i njohë ditët e paraburgimit që ka vuajtur në Itali, duke ulur kështu kohën e vuajtjes së dënimit në burgun e Peqinit.

Personi më i besuar i Aldo Bares i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Elbasanit, me anë të së cilës synon të ulë ditët e vuajtjes së dënimit me 25 vite burgim, duke i përllogaritur dhe ditët e qëndrimit në burg, që Dondollaku ka qëndruar në Itali.

Periudha së cilës i referohet Dondollaku përkon me kohën kur ai përfundoi dënimin me 16 vite burg në Itali për trafik droge. Pas mbarimit të këtij dënimi, Dondollaku mësohet se ka vijuar të qëndrojë në burg deri në momentin kur në dhjetor 2013, Enver Dondollaku, është ekstraduar në Shqipëri, për të vijuar vuajtjen e dënimit me 25 vite burgim të dhënë nga drejtësia Shqiptare. Këtë periudhë qëndrimi në burgun Italian, numri dy i bandës së Lushnjës, ka kërkuar që ti njihet nga gjykata e Elbasanit.

Dondollaku, u arrestua në maj të vitit 2006 në qytetin e Padovës në Itali. Në Shqipëri ai akuzohet për 5 vrasje, mes të cilave dhe ajo e inspektorit të policisë, Kleanti Bano. Dondollaku akuzohet gjthashtu për vrasjen e mbetur në tentativë të ish-shefit të komisariatit të policisë Lushnjë, vendosjen e eksplozivit në stadiumin e qytetit të Lushnjës, marrje peng dhe vënie gjobash, trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucioni.

Pas kërkesës së tij në Gjykatën e Elbasanit ka nisur procesi gjyqësor dhe gjykata ka kërkuar informacion zyrtar nga drejtësia Italiane,për të mësuar ekzaktësisht se sa është periudha kohore e qëndrimit në paraburgim në Italia, e Enver Dondollakut. / Opinion.al

Pas