Emisionet

Opinion – Covid, a rrezikojmë mbylljen?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:55 - 22/10/20 |
Al Do

Mbrëmjen e së mërkurës, emisioni “Opinion” është fokusuar në një temë që sa vjen e bëhet më shqetësuese, COIVD-19 dhe rreziku i një mbylljeje të re që rrezikon të gjithë Europën.

Pjesa e parë e emisionit ju dedikua dilemës së mbylljes, masave anti-COVID dhe vaksinës. Të ftuar në studio për të diskutuar ishin doktor Arjan Mezini dhe Skënder Brataj ndërsa në lidhje direkte Kita Sallabanda, Arban Domi, Marsela Geno, Erjon Dobi.

Në pjesën e dytë ishte i ftuar doktor, Genc Sulçebe për çështjen e imunitetit. Ai i dha përgjigje disa pyetjeve. Si reagon imuniteti ynë ndaj COVID-19? Përse disa e kalojnë më lehtë dhe disa më vështirë? Në çfarë niveli jemi me atë që quhet imuniteti i tufës? Personat që e kalojnë a mund të riinfektohen dhe a i lë ky virus pasoja në imunitetin e tyre.

Në pjesën e tretë u transmetua një intervistë me gazetarin Mustafa Nano rreth romanit të tij të fundit “Një javë në Manastir”, që flet për historinë e Kongresit të Manastirit në nëntor të vitit 1908.

Pas