Rajoni

Nuk respektoi orën policore, gjobitet Ministri i Drejtësisë në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:28 - 20/12/20 |
Opi Nion

Ministri i Drejtësisë së Kosovës Selim Selimi është gjobitur për thyerje të orarit të lëvizjes në kushtet e pandemisë.

Përmes një publikimi në rrjetin Facebook ai ka pranuar vërtetësinë e lajmit, ndërsa thotë se pavarësisht faktit që punonjësit e drejtësisë janë të përjashtuar nga kufizimi, ai do ta paguajë gjobën.

“Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipit së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin”, është shprehur Selimi./Opinion.al

Pas