Policia e Shtetit vijon kontrollet për zbatimin e masave anticovid. Në 24 orët e fundit autoritetet njoftojnë se janë ndëshkuar me gjobë 619 qytetarë, të cilët janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Po në 24 orët e fundit, uniformat blu informojnë se janë shoqëruar në komisariat, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Policia e Shtetit bën thirrje për mbajtjen e maskave në publik dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë nga ana e pronarëve të lokaleve./ Opinion.al