Politikë

Akuzat ndaj UÇK, Balla kërkon krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:14 - 10/11/20 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka kërkuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar lidhur me debatet e fundit për raportin e Dick Marty.

Komisioni i propozuar nga Balla synohet investigojë lidhur me pretendimet për trajtim çnjerëzor dhe trafik të paligjshëm organesh njerëzore në Kosovë.

Në raportin e Dick Marty hidhen dyshime se këto krime janë kryer  në disa vende në Shqipëri. Në kuadër të këtyre pretendimeve, akuzohen prej vitesh Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi etj që sot po përballen me gjyqin në Hagë.

KËRKESA NË KUVEND

OBJEKTI: ​​Kërkesë për krijimin e një komisioni të posaçëm

BAZA LIGJORE: ​Neni 77, pika 1 e Kushtetutës, neni 24 i Rregullores së Kuvendit
I nderuar Z. Kryetar
Nisur nga debatet e ditëve të fundit në media e më gjerë për një çështje tejet të rëndësishme për opinionin publik, vendas dhe të huaj në lidhje me raportin e Dick Marty-t, të paraqitur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”), mbi të cilin është miratuar Rezoluta 1782 (2011) e APKiE “Investigime të pretendimeve për trajtim cnjërëzor dhe trafik të paligjshëm organesh njerëzore në Kosovë”, proces ky i nisur që me mocionin për një rezolutë datë 15.04.2008, Dok. nr. 11574, paraqitur nga anëtari i APKiE në atë kohë, Konstantin KOSACHEV, përfaqësues i Federatës Ruse, Grupi Europian Demokrat, dhe duke marrë shkas nga:
– shënimet e këtij raporti rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kososvës (“UÇK”)./ Opinion.al

Pas