Aktualitet

Nuk kishin vendosur maskën/ Gjobiten 512 qytetarë, shoqërohen 5 të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:40 - 24/11/20 |
Opi Nion

Vijojnë kontrollet në vend për zbatimin e masave anti-COVID. Policia e Shtetit njofton se ka ndëshkuar me gjobë 512 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse, në 24 orët e fundit.

Gjithashtu, autoritetet bëjnë me dije se janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi janë identifikuar ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Sakaq, policia i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00./Opinion.al

Pas