Aktualitet

Akuzohet për korrupsion/GJKKO i heq arrestin e shtëpisë gjyqtares Margjeka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:18 - 24/11/20 |
Al Do

Masa e sigurisë së gjyqtares Mimoza Margjeka është zëvendësuar me “detyrim paraqitje”.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e cila e kishte lënë gjyqtaren në “arrest shtëpie” ndërsa bashkëshortin e saj në “arrest me burg”.

Ndërkaq janë lënë në fuqi masat e vendosura më herët për bashkëshortin e saj Abren Cara si dhe Nejton Balin, Klaudio Zhillen dhe avokatin Skënder Damimi.

Gjyqtarja e Apelit të Korçës, akuzohet se ka marrë një shumë prej 6 mijë eurosh për të nxjerrë nga burgu një person, i cili akuzohet për trafik klandestinësh.

Ajo i ka mohuar akuzat ndaj saj duke thënë se nuk ka asnjë provë që e lidh atë dhe bashkëshortin e saj me pretendimet për korrupsion. Margjeka ka pretenduar se gjyqi ndaj saj është bërë për motive politike pasi ajo nuk i njohu mandatin kryebashkiakes së Durrësit në zgjedhjet e 30 qershorit./ Opinion.al

Pas