Në 24 orët e fundit Policia e Shtetit ka gjobitur 413 qytetarë pasi u konstatuan se nuk kishin vendosur maskë mbrojtëse.
Po ashtu, është gjobitur me 1 milionë lekë administratori i një subjekti që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
Me gjobë 10.000 lekë secili u ndëshkuan edhe për 5 persona që u konstatuan duke lëvizur gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes.
Policia e Shtetit, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin./ Opinion.al