Sport

Tirana zhbllokon merkaton, arrihet marrëveshja me FIFA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 08/01/21 |
Semiljana Azizi

Klubi bardheblu i kryeqytetit ka arritur marrëveshjen me FIFA duke zhbllokuar merkaton.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të FK Tiranës nëpërmjet një njoftimi për mediat.

Sipas njoftimit që prej ditës së sotme do të nisin të gjitha procedurat për të zyrtarizuar emrat e rinj të cilët do të mbajnë veshur fanellën e bardhebluve këtë sezon.

Njoftimi i plotë:

KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht cështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit./Opinion.al

Pas