Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk kam qenë në dijeni”, Ristani për lobimin rus: Veprim personal i Bashës

2022/09/14 at 8:05 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk kam qenë në dijeni”, Ristani për lobimin rus: Veprim personal i Bashës

Arben Ristani, anëtari i Kryesisë së PD thotë se çështja e lobimit rus është një vendim personal i Lulzim Bashës në kohën që drejtonte PD.

Ristani, që në atë kohë ka pasur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD tha se muk ka pasur dijeni për ngjarjen, deri në momentin që u bë publike në media.

Ai theksoi se kalimi i parave është bërë jashtë sistemit bankar dhe se në llogarinë e Partisë Demokratike nuk është bërë asnjë depozitim.

“Duhet të ndajmë qartë që kryetarët nuk mund të jenë partia. Do ju kërkoja ta ndanim. Ky është një veprim personal i zotit Basha. Këto lekë nuk janë të kaluara nga arka e PD. Nuk kanë hyrë në arkë, nuk kanë kaluar në institucionet e financës. Janë veprime personale që nuk kanë kaluar nga arka. Janë personale të Bashës. Bëhet fjalë për 675 mijë dollarë. Por nga këto 500 mijë Basha vetë ka deklaruar se i ka mbledhur nga shqiptarët e Amerikës, 150 mijë euro janë nëpërmjet një kompanie në Edinburg të Skocisë dhe janë 25 mijë dollarë që kanë dalë nga PD.

Për mua është një deklarim që e ka bërë të pamenduar, i ka dalë padashje. Në rast se do të kishte ndodhur, ka një procedurë, duke nisur nga donatorët që duhet ta deklarojnë dhe sigurisht që do të bëhen hyrje në institucion. PD duhet ti merrte në numrin e llogarisë së vet. Rasti konkret është se as kanë dalë dhe as kanë hyrë në bankë. Është një veprim personal që po mundohet të kamuflojë. Kalimi i parave është bërë në të zezë, jashtë sistemit bankar.

Unë nuk kam asnjë veprim të vetëm që të jetë firmosur nga unë. Personalisht nuk kam pasur asnjë dijeni për këtë çështje. Kur PD lidh kontrata lobimi, sipas statuti është vendimmarrje e kryesisë së PD. Në këtë rast nuk ka pasur dhe është veprim personal. Veprimet personale janë të dokumentuara përmes kontratave”, tha Ristani.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm kërkoi të të vazhdojnë hetimet, pasi u ndërprenë. “Kjo duhet hetuar. Është një hetim që nisi dhe nuk vazhdoi. Mjafton të vendoset marrëdhënia me partnerët amerikanë për ta vazhduar marrjen në pyetje të lobuesit. Do të dalin edhe prova të tjera. Hetimi i ka të gjitha mundësitë që të vazhdojë”, tha ai.

Ristani, i cili u thirr për t’u marrë në pyetje asokohe, tregon se si u mbyll çështja. Sipas tij ndikoi lidhja e Bashës me Ramën. “Ajo çështje ra në dorë të dy prokurorëve të cilët unë besoj që nuk bënin detyrën në mënyrë korrekte. çështja nisi për pastrim parash, u kërkua që të pyetej dëshmitari nga SHBA, lobisti, dhe në momentin që përgjigjja vjen e ndërmjetme, në rast se do ta merrni në cilësinë e dëshmitarit është i gatshëm të vijë. Pa e sqaruar këtë pozicion hetimet për pastrimin e  parave mbyllen. Nuk ka një çështje të gjykuar. Ngrihet një akuzë idiote për falsifikim dhe me një shpjegim përsëri aspak profesional, ‘falsifikim me mosveprim’, është një term që nuk shkon. Ngrenë një akuzë që e dinin që do të pushohej. Akuza për pastrimin e parave nuk u hetua dhe nuk eci.

Kjo lë të nënkuptosh, duke qenë se Basha në atë kohë ishte lidhur me maxhorancën, po tradhtonte interesat e PD, duket që së bashku me ndikimin që qeveria ka mbi gjyqësorin, arritën të ndërrojnë akuzën dhe ajo ra më pas në gjykatë. Është një veprim shumë i rëndë që kërkon të hetohet”, tha Ristani.

Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

29 Janar, 2026 10:25 pm
Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

29 Janar, 2026 10:08 pm
Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
-U tha në Opinion

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

29 Janar, 2026 9:51 pm
Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
-U tha në Opinion

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

29 Janar, 2026 9:48 pm
Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…
Rajoni

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…

29 Janar, 2026 8:22 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

29 Janar, 2026 7:15 pm
Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
Bota

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

29 Janar, 2026 5:18 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Kronikë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

29 Janar, 2026 4:42 pm
1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen
Bota

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

29 Janar, 2026 4:18 pm
Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
Rajoni

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

29 Janar, 2026 4:06 pm
Para
Intervistë e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Tirana Bank për rezultatet e Bankës

Intervistë e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Tirana Bank për rezultatet e Bankës

PS dhe PD, grup pune për Reformën në Drejtësi

PS dhe PD, grup pune për Reformën në Drejtësi

“Makinës me të cilën lëvizte presidenti rus Vladimir Putin iu bë atentat me bombë”

"Makinës me të cilën lëvizte presidenti rus Vladimir Putin iu bë atentat me bombë"

TE FUNDIT

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra
29 Janar, 2026

“Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra”, kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme kreu i partisë Mundësia Agron Shehaj,...

Lexo më shumë

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë
29 Janar, 2026

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, theksoi se selia blu është e hapur për të bashkëpunuar me çdo parti opozitare që...

Lexo më shumë

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen
29 Janar, 2026

Cilat janë pikat që bashkon opozitën kundër mazhorancës pavarëissht ndryshimeve? Pikërisht për këtë temë po diskutohet në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës
29 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Opinion”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com