Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk kalon vetting-un, shkarkohet shefi i Sektorit të Ankesave në SHÇBA

2019/11/08 at 11:19 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Nuk kalon vetting-un, shkarkohet shefi i Sektorit të Ankesave në SHÇBA

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka shkarkuar nga detyra shefin e sektorit të ankesave në SHÇBA, Oltion Shehu, i cili  ishte dhe zyrtari i parë që u përball me vetingun në radhët e policisë.


Në seancën dëgjimore, KJV konstatoi probleme në kriterin e pasurisë, pasi Shehu nuk justifikonte një shumë prej 1.4 milion lekësh.

Shehu, pati vështirësi për të justifikuar me burime të ligjshme pasurinë e tij e përbërë nga një shtëpi dy-katëshe dhe një makinë, ndërsa u justifikua para trupës gjykuese me punën në sektorin informal të ekonomisë në profesione të ndryshme si punonjës bingoje, kamarier dhe menaxher hoteli.

Trupa e vlerësimit e KJV përbëhej nga Ela Kerka kryesuese, Marjeta Gjela relatore dhe Ana Kapaj, anëtare.

Në fillim të seancës dëgjimore, relatorja e çështjes, Marjeta Gjela shpjegoi se Oltjon Shehu e kishte nisur karrierën e tij në Policinë e Shtetit vitin 2014 si drejtor i Zyrës së Inspektimit të Ankesave të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ShÇBA. Ajo tha se në fillim të këtij viti, Shehu kishte kërkuar dorëheqjen dhe kishte punuar për pak kohë si specialist e më pas ishte emëruar si shef i Zyrës së Ankesave në SHÇBA. Gjela pohoi se vlerësimi i Shehut është kryer në të tri kriteret, për pasurinë, vlerësimin e figurës dhe profesionalizimin.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Shehu zotëron një banesë dy-katëshe në Tiranë me sipërfaqe 161.6 m2. Si burim krijimi të kësaj pasurie ai ka deklaruar dy kredi në vlerën 500 mijë lekë dhe një 1 milionë lekë, si edhe kursime në vlerën 2.5 milionë lekë. Komisioni ka konstatuar se ndërtimi i kësaj banese ka nisur në vitin 2003 dhe është përfunduar në vitin 2008.

Relatorja Gjela tha se Shehu ka shpjeguar për Komisionin se në certifikatën e pronësisë, sipërfaqja 77 m2 përfaqëson gjurmën e ndërtesës, pasi pjesa tjetër e sipërfaqes prej 16.6 m2 i përket katit të dytë.

Komisioni ka konfirmuar dy kreditë e marra prej efektivit të policisë, Shehu, por identifikon pamundësi për nisjen e ndërtimit të banesës në vitin 2003. Sipas relatores, të ardhurat e bashkëshortes së subjektit për periudhën 2000-2003 kanë qenë rreth 280 mijë lekë. Ndërsa të Shehut kanë qenë 104 mijë lekë. Komisioni konkludon se subjekti nuk ka pasur mundësi për të krijuar kursime të mjaftueshme për të nisur ndërtimin e banesës, ashtu si ai ka pretenduar.

“Subjekti sqaroi se nuk ka dokumente ligjore për të vërtetuar të ardhurat dhe kursimet deri në vitin 2003, por ka thënë se ka punuar në informalitet tek bingo Ylli në Tiranë në vitet 1996-1997 duke pretenduar se ka siguruar rreth 2.5 milionë lekë nga të cilat ka kursyer 1 milionë”, pohoi relatorja Gjela. Ajo tha se Shehu ka deklaruar para Komisionit se ka punuar në vitet e mëvonshme edhe si kamarier në një lokal e menaxher në një hotel ku ka siguruar përkatësisht 1 milionë dhe 1.3 milionë lekë.

Pavarësisht deklarimeve e pretendimeve të punonjësit të Policisë së Shtetit Oltion Shehu, Komisioni konkludon se ai nuk ka pasur të ardhura të ligjshme për ndërtimin e shtëpisë.

Ndërkohë, nuk janë konstatuar problematika lidhur me blerjen e një autoveture tip BENZ në vitin 2015. Edhe për pastërtinë e figurës nuk ka rezultuar që ai të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme apo të ketë pasur kontakte të papërshtatshme me persona me lidhje me krimin e organizuar.  Sipas relatores Gjela, Shehu ka kaluar me sukses edhe testin psikologjik.

Lidhur me profesionalizimin, gjatë seancës dëgjimore u identifikua argumentimi i përdorur nga Shehu për dhënien e dorëheqjes. Sipas relatores Gjela, Shehu e kishte kërkuar dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit duke argumentuar se nuk ishte i aftë për këtë pozicion. Tjetër problematikë që u identifikua për profesionalizimin ishte fakti se Komisioni nuk kishte konstatuar asnjë dokument të konceptuar apo të prodhuar nga Shehu gjatë ushtrimit të tij të detyrës prej vitit 2014 e në vazhdim. Gjela tha se nuk kishte pasur denoncime nga publiku ndaj tij.

Oltjon Shehu ishte i shoqëruar nga një avokat gjatë seancës dëgjimore, i cili tha se subjekti nuk kishte pasur rritje të pasurisë gjatë periudhës që ai kishte punuar në Policinë e Shtetit. Ai pretendoi se Komisioni nuk i kishte dhënë kohën e mjaftueshme Shehut për të dhënë shpjegimet dhe provat e tij duke pretenduar se duhej që ti mundësohej të paktën një e treta e periudhës katër mujore që i ishin dashur trupës së vlerësimit për të përfunduar hetimin.

Mbrojtësi i Shehut pretendoi se hetimi për pasurinë duhej të niste që prej vitit 2014, kur ai kishte nisur të punonte në Policinë e Shtetit. “Më parë ai ka punuar në sektorin privat dhe e ka mësuar vonë se nuk i ishin paguar sigurimet”, shpjegoi mbrojtësi i Shehut.

Ata ngritën pretendime dhe lidhur me saktësinë e analizës financiare dhe kërkuan caktimin e një eksperti të pavarur për rikryerjen përllogaritjeve. Trupa e vlerësimit u tërhoq dhe mori vendim të ndërmjetëm ta rrëzojë këtë kërkesë.

Lidhur me konstatimin e Komisionit për dorëheqjen e Shehut nga pozicioni i drejtorit, ai pretendoi se vlerësimi profesional duhej të kryhej i shtrirë në kohë, gjatë gjithë përvojës së tij në Policinë e Shtetit dhe jo vetëm në një moment. Ndërkohë, Shehu pohoi se argumenti i tij kishte qenë subjektiv, por se kjo nuk tregonte se eprori kishte konstatuar mangësi të qenësishme të tij, pasi do të kishte marrë masa.

Në fund të seancës dëgjimore, kryesuesja e trupës së vlerësimit, Ela Kerka e pyeti lidhur me bakshishet e përfituara kur kishte punuar në bingo Ylli. Shehu shpjegoi se fituesit shpeshherë linin bakshishe të konsiderueshme, të cilat nuk ishin personale, por ndaheshin në fund të ditës mes të gjithë punonjësve.

Ndërsa relatorja Gjela e pyeti nëse kishte konceptuar ndonjëherë ndonjë shkresë gjatë ushtrimit të detyrës, pasi Komisioni nuk kishte konstatuar diçka të tillë. Shehu tha se ai kishte qenë pjesë e grupeve të punës dhe se nuk dispononte email-et për ta provuar këtë gjë, pasi në vitin 2017 domain-i i mëparshëm ishte mbyllur. “Në pozicionin tim isha verifikues e kontrollues. Ka dokumente të klasifikuara dhe mund t’i kërkoni ShÇBA t’i deklasifikojë”, tha ai. Shehu kërkoi konfirmimin e tij në detyrë.

KJV do të shpallë vendimin më datë 8 nëntor, ora 11:00.

Në faqen zyrtare të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit në internet është bërë publike edhe lista e subjekteve për shortimin e dytë që do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit.

Procesi i vlerësimit të punonjësve të Policisë së Shtetit bazohet në Ligjin nr.12/2018, datë 5 mars 2018, i ndryshuar. Sipas ndryshimeve të kryera në vitin 2019, KJV do të kryejë vlerësimin e drejtuesve të policisë, konkretisht të pozicioneve: drejtor dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm; drejtor departamenti; drejtor i drejtorisë qendrore; drejtor e zëvendësdrejtor vendor dhe shef komisariati në Policinë e Shtetit. Gjithashtu, KJV do të kryejë procesin e vlerësimit edhe për drejtuesit e Gardës së Republikës, konkretisht për pozicionet: komandant e zëvendëskomandant; çdo oficer me gradë major, nënkolonel dhe kolonel në Gardën e Republikës; drejtor dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm, si edhe drejtor e shef sektori në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Ndërsa për gjithë pozicionet e tjera më të ulëta në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës vlerësimi do të kryhet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.  Sipas zëdhënëses për mediat pranë KJV, subjektet e vlerësuara që nuk do të jenë dakord me vendimin e Komisionit do të kenë të drejtë ta ankimojnë në Gjykatën Administrative. Por, ajo tha se nuk ka një autoritet që të mund të ankimojë vendimet e KJV kur ato janë në favor të subjekteve duke shtuar se këtë gjë mund ta kryenin përfaqësues të shoqërisë civile që janë pjesëmarrës në këtë proces.

Në faqen zyrtare të KJV në internet thuhet se Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë dhe se mbështetet nga një sekretariat teknik i përbërë nga 15 anëtarë. Aty shpjegohet se 5 anëtarë të KJV kanë ardhur nga konkurrimi i hapur, 5 nga trupa pedagogjike dhe 5 janë caktuar nga ILDKPKI. KJV është i organizuar në 5 trupa vlerësimi, me nga 3 anëtarë secila./Birn/



Ju sugjerojmë

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut
-U tha në Opinion

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut

8 Janar, 2026 11:20 pm
Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat
Aktualitet

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

8 Janar, 2026 9:59 pm
“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara
-U tha në Opinion

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

8 Janar, 2026 9:55 pm
Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
Bota

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

8 Janar, 2026 9:29 pm
Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra

8 Janar, 2026 9:00 pm
Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat
Aktualitet

Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat

8 Janar, 2026 8:48 pm
Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras
Aktualitet

Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras

8 Janar, 2026 8:29 pm
Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”
Aktualitet

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”

8 Janar, 2026 7:34 pm
Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?
Bota

Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?

8 Janar, 2026 7:21 pm
Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

8 Janar, 2026 6:48 pm
Para
Opinion/ Sekretet e operacionit Alvin

Opinion/ Sekretet e operacionit Alvin

Falsifikonin dokumente, arrestohen tre persona

Falsifikonin dokumente, arrestohen tre persona

Australia në flakë, autoritetet japin alarmin: Tepër vonë për t’u larguar

Australia në flakë, autoritetet japin alarmin: Tepër vonë për t'u larguar
















TE FUNDIT

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut
8 Janar, 2026

Që prej 16 dhjetorit, ditë kur Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) kërkoi autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda...

Lexo më shumë

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat
8 Janar, 2026

Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani, foli para mediave për zjarrin në lagjen “5 Maji” në kryeqytet. “Jemi...

Lexo më shumë

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara
8 Janar, 2026

Situata e ditëve të fundit anembanë Shqipërisë, por sidomos në pikat kritike të vendit ku ka pasur përmbytje si Durrësi,...

Lexo më shumë

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
8 Janar, 2026

Senati i SHBA-së, me shumicë republikane, miratoi një rezolutë për ta penguar presidentin Trump të ndërmarrë veprime të mëtejshme ushtarake...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com