Shqipëria vijon të lëkundet nga tërmetet. Vetëm disa minuta më parë ra një tjetër tërmet i shkallës 3.9 rihter me thellësi 29 kilometra. Epiqendra e tij ka qenë 8 kilometra nga Mamurrasi dhe 31 km nga Tirana.
Gjatë ditës së sotme në zonën e Tiranës dhe Durrësit kanë ka patur disa lëkundje të shkallës 3.1 Rihter.
Nga dita e djeshme Shqipëria është përfshirë nga një valë tërmetesh ku më i forti ishte ai i orës 3:54 me magnitudë 6.4 Rihter. Numri i viktimave ka arritur në 29, ndërkohë që 650 persona janë të plagosur. Dëme të shumta janë regjistruar në ndërtesa, shtëpi dhe godina shërbimesh kryesisht në zonën e Durrësit, Thumanës dhe Tiranës. Mbi 45 persona u nxorën nga rrënojat e banesave dhe pallateve të shembur nga lëkundjet e forta. Dita e sotme është shpallur zi kombëtare. /Opinion.al