Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

”Nuk ka një diplomë, ka dy”/ Çudia me zonjën që ka diplomë, por jo vitin e fundit të shkollës

2023/12/29 at 9:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
”Nuk ka një diplomë, ka dy”/ Çudia me zonjën që ka diplomë, por jo vitin e fundit të shkollës

“Stop” ishte në Fier për problemin e një qytetareje me shkollën e mesme me korrespondencë “Janaq Kilica”.


Në vitin 2013 ka mbaruar gjimnazin dhe ka dhënë provimet e Maturës. Më pas ka marrë dhe diplomën pa listë notash.

Kur zonja shkon të tërheqë listën e notave nuk ia japin sepse i thonë se vitin e fundit nuk është paraqitur.


“Për të marrë diplomën ka vajtur mami im sepse unë kam qenë shtatzënë dhe kam lindur në atë vit. Mamit i kanë dhënë vetëm diplomën, nuk i kanë dhënë listën e notave. Kur unë e kam lexuar që diploma është e pavlefshme pa listën e notave jam interesuar tek shkolla. Atje më thonë që nuk ke bërë vitin e katërt. U them si ka mundësi që nuk kam bërë vitin e 4 dhe jam pajisur me diplomë. Kjo diplomë është e pavlefshme. Në qoftë se vazhdoj në shkollë të lartë i bie që nuk kam bërë gjimnazin. Lista e notave duhet të jetë e bashkangjitur me diplomën”, u shpreh ajo.

Denoncuesja thotë se mbi 10 ish-nxënës të kësaj shkolle kanë pasur të njëjtin problem si ajo.

“Kam bërë provimet e pjekurisë dhe s’kam bërë vitin e katërt. Atje më thonë që nuk jeni regjistruar në amzë. Si mos të jem regjistruar në amzë ndërkohë që unë kam diplomën?”, tha denoncuesja.

Drejtuesit e shkollës nuk kanë informacion, por kur hapëm amzën u përballëm me një surprizë. Ekziston edhe një tjetër diplomë për këtë ish-nxënëse e ndërkohë në amzë janë notat e Maturës dhe nuk janë notat e vitit të fundit të gjimnazit.

Sekretarja: X nuk ka vetëm një diplomë, ka dy diploma.

N/drejtoresha: Kjo, që është tërhequr, është e 2014-ës, e 2013-ës është kjo, që është bllokuar.

Gazetarja: Nuk ka kryer klasën e 12-të! Po kjo diploma, që ju administroni këtu, s’duhet të ishte prodhuar.

Sekretarja: Diploma vjen nga Tirana!

Gazetarja: Konfirmohet nga drejtori aktual i shkollës, nëse nxënësja e ka mbaruar vitin e katërt.

N/drejtoresha: Drejtori i atëhershëm nuk është, as drejtori që ka bërë këtë verifikim. Jo provime mature, në provimet e lëndëve të vitit e ka shënimin këtu. Do të thotë, kjo nuk ka marrë pjesë, nuk e ka bërë këtë vit shkollor, ‘12-’13 dhe ja, ku e ke bosh këtu.

Gazetarja: Notat në provimet e pjekurisë dhe mbrojtjes së diplomës…

Sekretarja: Po, po, po. I ka notat në database ajo.

Gazetarja: Të kesh provimet e Maturës të shlyera dhe të mos kesh vitin e fundit të shkollës.

Në ZVA-në e Fierit na thanë se do të bëhen verifikime, pas të cilave përgjigja ishte, se diploma është e pavlefshme dhe përgjegjësi duhet të mbajnë ata, që kanë qenë në drejtimin e shkollës.

Punonjësi: Nga neve, ky është një problem shumë i mëparshëm. I thonë gati 10 vite. Ne, si institucion, kemi për detyrë t’i kërkojmë material të hollësishëm institucionit përkatës, ku ka përfunduar nxënësi.

Gazetarja: Kalon, kalon, pa paraqitur. Kush e ka shkruajtur këtë?

Sekretarja: Pa paraqitur e kam shkruar unë, është shkrimi im, kur verifikuam këtë, sepse atje ishte “Nuk mori pjesë”.

Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi, i pyetur për këtë problem e konsideron anomali dhe antiligjore të gjithë këtë situatë. Prekja e amzës, sipas tij, është vepër penale dhe zonjës duhet t’i sigurohet lista e notave.

Ndriçim Mehmeti: Është e pamundur, ka dy mënyra. Ose janë falsifikuar notat dhe u është hequr në amzë viti i katërt për ta nxjerrë të pashkollë dhe i është shitur dikujt tjetër ajo, ose ka ndonjë lloj ligësie që ia bëjnë për hir të ku di unë, histori shqiptare.

Gazetarja: Kemi të provuar që në vitin 2015 janë bërë shënime në amzën e kësaj ish-nxënëseje? A është ligjore kjo?

Ndriçim Mehmeti: Jo ndërhyrja është e paligjshme, është kundërvajtje penale. Nëse ndërhyn, qoftë edhe me shënime për një pa rregullsi duhet që atë ta denoncosh, nuk ka nevojë për shënimet e tua. Denoncon parregullsinë që ka personi dhe gjen kush është përgjegjësi, personi ka mbaruar punë.

Gazetarja: Si duhet të veprojë sot kjo nxënëse?

Ndriçim Mehmeti: Ajo ka mbaruar punë. Asaj i njihet ligjërisht dhe duhet të vazhdojë. I mjafton diploma e maturës shtetërore dhe mund të shkojë në cilën shkollë që të dojë.

Gazetarja: Nuk i vlen pa listën e notave.

Ndriçim Mehmeti: Ta gjejë kush të dojë se kush e ka bërë gabimin në listën e notave. Është kundërvajtje penale./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Mori 1800 Euro për dëmet e tërmetit, “avullon” arkitekti

Mori 1800 Euro për dëmet e tërmetit, “avullon” arkitekti

Vendimi/ Shkrirja e Akademisë Albanologjike, njësitë kërkimore “riorganizohen” në Akademi të Shkencave

Vendimi/ Shkrirja e Akademisë Albanologjike, njësitë kërkimore "riorganizohen" në Akademi të Shkencave

Seria e bombardimeve ajrore ruse në Ukrainë, të paktën 30 të vdekur

Seria e bombardimeve ajrore ruse në Ukrainë, të paktën 30 të vdekur
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}