Pas problemeve në sistemin e e-Albania, kryeministri Edi Rama shprehet se qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura nga qeveria për pandeminë e koronavirusit, pasi aplikacioni “Leje për të dalë” tashmë është fundksional.
Rama ka theksuar se përmes këtij aplikacioni qytetarët do marrin leje për pazaret e nevojshme të familjes, ndërsa vetëm një person mund të dalë nga një familje. Kryeministri paralajmëron se nuk do të ketë tolerime për shkelësit.
“Aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional. Nga nesër nuk ka më këshillime për shkelësit!”, shkruan kryeministri në Facebook./ Opinion.al