Aktualitet

COVID-19, Presidenca ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombetar italian


               Publikuar në : 20:00 - 31/03/20 |
Opi Nion

Institucioni i Presidencës është solidarizuar me Italinë, e cila është një nga vendet me më shumë viktima nga koronavirusi. Mbremjen e sotme Presidenca është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kombetar italian.

Aktualisht në Itali janë regjistruar 12428 viktima dhe  105 792 të infektuar nga COVID-19. Pacientët e shëruar kanë arritur sot në 15 729 e janë 1109 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në repartet e terapisë intesive po kurohen 4023 pacientë e janë 42 pacientë të rinj të shtruar gjatë 24 orëve të fundit. Në strukturat spitalore po kurohen 28 192 e 45 420 në kushte shtëpie.

Në rajonin e Lombardisë nurmi i viktimave ka arritur në total në 7199 e janë 381 më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i pacientëve në 43 208.

Në Itali janë kryer deri më sot 506 968 tampone. Në rajonin e Lazios janë regjistruar deri më sot 162 viktima e 3095 të infektuar. Rajoni i Milises ka numrin më të ulët të personave të infektuar, 144 e 9 viktima./ Opinion.al

 

Pas