Politikë

Nuk hapen negociatat me BE, PD-qytetarëve: Bashkohuni në protestën e 7 korrikut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:21 - 23/06/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka reaguar pas samitit të Bashkimit Europian ditën e sotme i cili nuk prodhoi asnjë rezultat për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga selia blu, anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi deklaroi se Shqipëria duhet të presë ndërsa kryeministri Edi Rama edhe këtë herë e fajësoi të tjerët për dështimin. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 7 korrikut.

“Shqipërisë nuk do i çelen negociatat. Shqipëria do fillojë të presë. Rama e drejtoi gishtin nga të tjerët. Por ai gisht po i futet në sy shqiptarëve. Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja. Ka vetëm një zgjidhje. Të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit. Bashkohuni me PD në datë 7 Korrik. Shqipëria është në rrezik”, deklaroi Bumçi.

Pas