Emisionet

Opinion/ Marshimi i shqiptarëve në Nju Jork!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 23/06/22 |
Opi Nion

Të martën (22 Qershor 2022) emisioni “Opinion” ka transmetuar një reportazh për eventin më të rëndësishëm të shqiptarëve,  të mbajtur më 11 qershor. Bëhet fjalë për paradën e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në New York.

Një hërë në vit në qershor si shumë komunitete që jetojnë në SHBA edhe shqiptarët zhvillojnë paradën e tyre.  Një traditë e nisur në vitet 60 nga “Vatra” por është rikthyer në 15 vite e fundit e organizuar nga rrënjët shqiptare nën kujdesin e Marko Kepit.

Kamera e emisionit “Opinion” ka ndjekur nga afër të gjithë paradën  e shqiptarëve, si dhe ka sjellë disa intervista me protagonistë të këtij eventi.

“Opinion” ndër të tjera sjell personazhe krejtësisht të zakonshëm, të cilët janë munduar të ruajnë një pjesë të Shqipërisë, në bizneset dhe sipërmarrjet e tyre të vogla brenda Manhatanit.

Në pjesën e tretë është transmetuar një histori interesante që tregon mënyrën se si po zhvillohet turizmi në jug të Shqipërisë. “Opinion” ka shkuar te Bohemian Beach Bar që përveç një bari dhe restoranti ofron të gjitha shërbimet e mundshme me çmime shumë të arsyeshme në raport me ato që ofrohen ne jug të Shqipërisë.

Ndiqni në videon më poshtë emisionin e plotë Opinion:

Pas