Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nju Jork, shtyhet deri në shtator dhënia e dënimit për ish-presidentin Trump 

2024/07/03 at 8:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nju Jork, shtyhet deri në shtator dhënia e dënimit për ish-presidentin Trump 

Dhënia e dënimit për ish-presidentin Donald Trump për çështjen penale në lidhje me pagesat në Nju Jork është shtyrë deri të paktën në muajin shtator. Gjykatësi ra dakort të martën se do të shqyrtojë ndërkohë ndikimin e mundshëm të vendimit të Gjykatës së Lartë në lidhje me imunitetin presidencial. 


Gjykata e Nju Jorkut pati caktuar fillimisht datën 11 korrik për të dhënë dënimin për ish-presidentin Trump për veprat penale në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit. Zoti Trump mohon të ketë bërë ndonjë shkelje. 

Shtyrja do të bëhet për deri të paktën më 18 shtator, rreth një muaj pasi të jetë mbajtur Konventa Kombëtare Republikane, ku pritet që zoti Trump të marrë zyrtarisht emërimin si kandidat i kësaj partie për zgjedhjet presidenciale. 

Nuk pati komente të menjëhershme nga ekipi elektoral i ish-presidentit Trump, apo nga prokurorët në Manhatan që ngritën çështjen penale. 

Një vendim i Gjykatës së Lartë u dha të hënën imunitet të gjerë presidentëve amerikanë, duke ua kufizuar njëkohësisht prokurorëve shfrytëzimin e veprimeve zyrtare si evidencë për të provuar se një president amerikan mund të shkelur ligjin gjatë veprimtarisë së tij jozyrtare. 

Disa orë pasi u dha vendimi i Gjykatës së Lartë, avokatët e ish-presidentit Trump kërkuan që gjykatësi i Nju Jorkut, Juan M. Merchan të lërë mënjanë vendimin për fajësinë të dhënë nga juria dhe të shtyjë dhënien e vendimit, ndërsa do të shqyrtojë se si vendimi i Gjykatës së Lartë mund të ndikojë tek çështja penale në Nju Jork. 

Gjykatësi shkruajti se do të vendosë më 6 shtator dhe se dita më e afërme për dhënien e dënimit do të jetë 18 shtatori, “nëse do të vazhdojë të jetë e nevojshme”. 

Në kërkesën e paraqitur të hënën, avokatët mbrojtës shprehen se prokurorët e Manhatanit patën vendosur “theks të madh paragjykues tek evidenca nga aktet zyrtare”, përfshirë postimet e ish-presidentit Trump në mediat sociale dhe dëshmitë për takimet në Zyrën Ovale. 

Prokurorët thanë përpara se gjykatësi të jepte vendimin të martën se besonin se këto argumenta ishin “të pabaza”, por se nuk do të kundërshtonin shtyrjen e dhënies së dënimit për dy javë, ndërsa gjykatësi do ta shqyrtonte çështjen. 

Ish-presidenti Trump u gjend fajtor më 30 maj për 34 akuza penale në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë, Stormy Daniels, pak përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. 

Zonja Daniels pretendon se pati një marrëdhënie seksuale me zotin Trump në vitin 2006 pasi e takoi në një turne golfi në Lake Tahoe. Ish-presidenti Trump e ka mohuar vazhdimisht këtë pretendim dhe e tha këtë sërish gjatë debatit televiziv më 27 qershor me presidentin Joe Biden. 

Prokurorët thanë se pagesa për zonjën Daniels ishte pjesë e një skeme më të gjerë për të blerë heshtjen e personave që mund të dilnin publikisht gjatë fushatës elektorale me histori turpëruese për marrëdhënie jashtëmartesore. Prokurorët thanë se ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, i bëri pagesat për zonjën Daniels dhe se më vonë ai rimbursua nga zoti Trump, kompania e të cilit i regjistroi pagesat si shpenzime ligjore. 

Falsifikimi i të dhënave të biznesit ndëshkohet me deri në katër vite burgim. Dënime të tjera mund të jenë dënimi me kusht, gjobë ose lirim me kusht që do të shoqërohej me kushtëzimin që ish-presidenti të mos bënte shkelje të mëtejshme. Zoti Trump është ish-presidenti i parë amerikan që u gjend fajtor për një vepër penale./VOA 



Ju sugjerojmë

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
Bota

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

7 Korrik, 2026 2:46 pm
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
Kronikë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

7 Korrik, 2026 2:42 pm
Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
Kryesore

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

7 Korrik, 2026 2:20 pm
“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
Kryesore

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

7 Korrik, 2026 1:30 pm
Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht
Aktualitet

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

7 Korrik, 2026 1:16 pm
Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

7 Korrik, 2026 8:33 am
Para
U vetëhelmua me fostoksinë para SPAK, ndërron jetë në spital Pal Trashaj 

U vetëhelmua me fostoksinë para SPAK, ndërron jetë në spital Pal Trashaj 

Biden telefonon Netanjahun, garanton mbështetje “me të gjitha mjetet” për Izraelin

Sondazhi: Një në tre demokratë mendon se Biden duhet të dalë nga gara 

Skandal në Greqi/ Ish-ministri dhe deputeti i Demokracisë së Re, godet punonjësin e aeroportit 

Skandal në Greqi/ Ish-ministri dhe deputeti i Demokracisë së Re, godet punonjësin e aeroportit 
















TE FUNDIT

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
7 Korrik, 2026

Nga Ankaraja, ku po mbahet samiti i NATO-s, president ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje që vendi i tij të anëtarësohet...

Lexo më shumë

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
7 Korrik, 2026

Është gjetur e vdekur gruaja që dyshohej si autorja kryesore e atentatit me bombë ne Monac ndaj biznesmenit ukrainas të...

Lexo më shumë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
7 Korrik, 2026

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dëmtimin e Komisariatit Nr.3 gjatë protestës së zhvilluar më datë 4...

Lexo më shumë

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
7 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk ka bojkotuar Kuvendin, por ka vendosur të mos marrë pjesë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}