Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njohja me provat/ Avokatët e Veliajt i kërkojnë SPAK-ut zgjatjen e afatit 10-ditor

2025/07/28 at 1:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Njohja me provat/ Avokatët e Veliajt i kërkojnë SPAK-ut zgjatjen e afatit 10-ditor

Avokatët e kryebashkiakut  Erion Veliaj u janë drejtuar prokurorëve të SPAK me kërkesën për zgjatjen deri në datën 24.09.2025 të afatit të njohjes me përmbajtjen e plotë të akteve dhe provave mbi të cilat ngrihet akuza.


Në kërkesën e tyre, avokatët shprehen se nisur nga volumi jashtëzakonisht i madh i materialeve hetimore, kryebashkiaku Veliaj dhe mbrojtja e tij ndodhen në pamundësi objektive për t’u njohur në mënyrë efektive me përmbajtjen e plotë të provave dhe akteve, brenda afatit 10-ditor të parashikuar nga neni 327, pika 4 e Kodit të Procedurës Penale.

Ata arsyetojnë se këto 10 ditë nuk mjaftojnë as për të kryer një lexim të thjeshtë, pa analizë profesionale apo përpunim juridik i të gjitha materialeve.

“Kjo e bën praktikisht të pamundur përgatitjen e një mbrojtjeje efektive dhe të barabartë (prokuroria ka pasur 2 vite në dispozicion), ashtu siç garantohet nga neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili kërkon që të pandehurit të kenë kohë dhe mundësi të mjaftueshme për t’u mbrojtur”, thuhet në kërkesën e dy avokatëve, të cilët shtojnë se situata rëndohet më tej nga fakti se jemi në fund të muajit korrik dhe periudha e muajit gusht është periudhë e reduktuar pune për organet e drejtësisë, përfshirë gjykatat, prokuroritë dhe avokatët.

“Ky disproporcion mes afatit procedural dhe volumit të materialeve është një cenim thelbësor i së drejtës për mbrojtje efektive dhe për proces të rregullt ligjor, që e zhvlerëson të gjithë garancinë procedurale që Kodi i Procedurës Penale dhe Konventa synojnë të mbrojnë. Kjo lloj ‘përmbytjeje dokumentare’ është një formë abuzimi strukturor me të drejtën e mbrojtjes, që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka konsideruar të papranueshme në disa vendime, kur volumi i materialeve i bën të pavlefshme në praktikë garancitë procedurale që duken formalisht të respektuara”, vlerësojnë avokatët e Veliajt.

Në fund ata sqarojnë se kërkesa e mbrojtjes shkon në të njëjtën linjë edhe me vendimmarrjen e prokurorëve për përfundimin e afatit hetimor të datës 24.07.2025. Sipas tyre, zgjatja e këtij afati jo vetëm nuk cenon aspak interesin publik për ushtrimin e ndjekjes penale, por përkundrazi ajo i shërben më mirë zbatimit të parimeve kushtetuese të barazisë së armëve dhe procesit të rregullt ligjor, si dhe së drejtës së personit të akuzuar për të patur një mbrojtje efektive.

 



Ju sugjerojmë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

13 Korrik, 2026 10:16 am
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
Bota

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

13 Korrik, 2026 9:55 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve
Bota

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve

13 Korrik, 2026 9:11 am
Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Para
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë ndaj Jonaid Myzyrajt

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë ndaj Jonaid Myzyrajt

‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: ‘Listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!

‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: 'Listë të zezë' me ata që shkelin lejen!

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
















TE FUNDIT

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
13 Korrik, 2026

I rrëzohet kërkesa deputetit Erald Kapri për inteperlancë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për çështjen e Rrjollit dhe të...

Lexo më shumë

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
13 Korrik, 2026

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me 3.9% në 78.96 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i...

Lexo më shumë

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
13 Korrik, 2026

Vendet evropiane raportuan më shumë se 10,000 vdekje shtesë gjatë valës rekord të të nxehtit që përfshiu perëndimin e kontinentit...

Lexo më shumë

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Parisit ku do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}