Sun Lukang, e lindur para kohe me paralizë cerebrale, filloi të shkruajë libra për karakteret kineze me këmbët e saj kur ishte në moshën 17 vjeçare.
Në vitin 2002 prindërit e saj i blenë një kompjuter, e që nga ajo kohë ajo tani shkruan me kompjuter tekstet e saj, njofton CNN.
“Ishte vërtetë e vështirë të shkruaje me këmbë në testaturë, por dëshira e madhe për të shkruar, ma lehtësoi të gjithë këtë proces”, ka thënë ajo.
Gjatë 10 viteve të fundit, ajo ka botuar katër libra dhe ka shkruar më shumë se dy milion fjalë në gjini të ndryshme, duke përfshirë, poezi dhe ese të ndryshme.