Bota

Një zarf me dy plumba, kërcënohet ish-kryeministri italian Matteo Renzi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 04/03/21 |
Opi Nion

Një zarf me dy plumba i është dorëzuar ish-kryeministrit italian, njëherazi edhe kryetarit të partisë “Italia Viva”, Matteo Renzi.

Kërcënimi i cili u dërgua në Senat, ku Renzi është anëtarë, është dënuar ashpër nga klasa politike, shkruajnë mediat italiane.

“Ne nuk frikësohemi nga kërcënime të tilla”, është shprehur Teresa Bellanova, ish-ministre e qeverisë Renzi.

Kujtojmë që Matteo Renzi është përballur me kritika të shumta muajt e fundit, pasi hoqi dorë nga koalicioni i formuar me ish-kryeministrin Giuseppe Conte. Partia që ai kryeson, “Italia Viva”, është tani pjesë e qeverisë së re të Unitetit Kombëtar, të udhëhequr nga ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi./Opinion.al

Pas