Bota

Rrëzohet helikopteri në Turqi, vdesin 9 persona plagosen 4 të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 04/03/21 |
Opi Nion

Një helikopter ushtarak është rrëzuar ditën e sotme në Turqi, konkretisht në provincën Bingιόl, në Anadoll.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes turke, të paktën nëntë persona që ndodheshin në bordin e helikopterit kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur.

Bëhet me dije gjithashtu se helikopteri AS532 Cougar, i cili u ngrit nga Bingιόl në orën 13:55, sipas orës lokale, u përplas gjatë rrugës për në rajonin Tatvan, në qytetin e Bitlis.

Sapo mësuan për ngjarjen, autoritetet patën një mobilizim intensiv nga ekipet e shpëtimit, të cilët shkuan me shpejtësi për në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, është konstatuar se rrëzimi i helikopterit ka qenë aksidental./Opinion.al

Pas