Bota

Një xhami pa imam, prej 6 muajsh nuk këndohet ezani në fshatin turk


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:04 - 05/10/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rrallë dhe aspak e zakonshme ka ndodhur në fshatin turk Duatepe ose “Kodra e Lutjes”.

Një fshat me thuajse të gjithë banorët myslimanë, ka një xhami por imami mungon.

Fshati ndodhet në qytetin Erzurum të Turqisë dhe prej 6 muajsh në xhami nuk dëgjohet ezani. Banorët tregojnë për mediat vendase se shkojnë në xhami për të falur 5 vaktet e ditës ndërsa u mungojnë ligjërimet gjatë së xhumasë apo në ditë festash.

Sipas mediave turke ky është fshati i vetëm në vend ku nuk këndohet thirrja për namaz.

Ata nuk e shohin vetëm si një pengesë për veten por edhe për femijët e tyre të cilët nuk arrijnë të marrin njohuri për fenë.

Në fshat kemi 6 muaj pa imam. Na ka marrë malli të dëgjojmë ezanin. Vijmë këtu dhe gjejmë vetëm muret. Kjo pengon edhe fëmijët tanë që të mësojnë për fenë. Nuk dimë cfarë të bëjmë”.- thonë banorët./Opinion.al

Pas