Kronikë

Një vit që kishte dalë nga burgu, zhduket 40-vjeçari në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:54 - 15/10/20 |
Opi Nion

Një 40-vjeçar nga Lepenica e Vlorës ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej 4 ditësh. Sipas informacioneve, personi i humbur quhet Ermal Ngucaj, ndërsa denoncimi për zhdukjen e tij është bërë nga familjarët.

Ndërkohë, makina e 40-vjeçarit është gjetur në fshatin Mavrovë të Vlorës. Familja dyshon për rrëmbimin e tij. Dyshimet paraprake të policisë lidhen me të kaluarën e këtij personi, i cili rezulton me precedentë penal. Raportohet se Ngucaj  ka dalë nga burgu një vit më parë.

Në fakt një vit më parë 40-vjeçari, u përfshi në një konflikt për një gurore në Lepenicë. Ai u akuzua nga një djalë 19-vjeçar nga fshati Kotë e Vlorës, Paolo Durmishaj se e kishte  aksidentuar me makinë, ku si pasojë i riu mbeti i plagosur.

Paulo Durmishaj asokohe rrëfeu se konflikti për biznesin e gurores vazhdonte prej 4 vitesh.

Në atë kohë, Durmishaj pretendonte se 40-vjeçari e kishte ndjekur me një mjet “Benz” me ngjyrë të bardhë, duke shtuar se ndoshta pronari i firmës e kishte dërguar për ta trembur.

Pas