Kronikë

Atentati ndaj Drejtorit të Policisë, dorëzohet i riu bashkë me kushëririn


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:24 - 15/10/20 |
Opi Nion

19-vjeçari që qëlloi me armë katër ditë më parë në drejtim të makinës ku udhëtonte Mentor Hasanaj, Drejtori i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe është vetëdorëzuar.

Ilirjan Hasanaj  prej disa ditësh ishte në kërkim nga policia, por ai u vetëdorëzua pas negociatave të bëra me babain e tij.

Mësohet se 19-vjeçari  ka shkuar në polici i shoqëruar bashkë me një kushëririn e tij, Verzan Bajrakurtaj, i cili dyshohet se e ka ndihmuar për të kryer atentatin.

Drejtori i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj mbeti i plagosur sëbashku me të atin teksa udhëtonte me makinën e tij. Bashkë me dy të plagosurit, udhëtonte edhe bashkëshortja e Hasanajt e cila nuk pësoi dëmtime.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës së 11 tetorit, teksa shefi i policisë po drejtonte automjetin tip “Skoda” në pronësi të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

19-vjeçari është djali i Arben Hasanaj, ish-polic i Kufirit në Shkodër. Pas ngjarjes mësohet se babai është angazhuar për të gjetur të birin ndërsa i ka bërë thirrje të dorëzohet në polici.

Ish-polici Arben Hasanaj jeton prej vitesh si emigrant në Britaninë e Madhe. Ndonëse ka të njëjtin mbiemër me shënjestrën (Mentor Hasanaj) mësohet se ata nuk kanë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin. Nuk dihet ende shkaku që e ka shtyrë të riun të qëllojë me armë drejt shefit të bluve.

 

Pas