InstaBIZ

Një vit  pas lindjes së djalit, Boris Johnson martohet në ceremoni sekrete


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:55 - 29/05/21 |
Opi Nion

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds janë kurorëzuar në martesë. Çifti ka zgjedhur një ceremoni private dhe krejtësisht sekrete, pavarësisht se sipas mediave britanike kishin më shumë se 6 muaj që e kishin planifikuar.

Martesa u krye në Katedralen Westminster, ku morën pjesë jo më shumë se 30 persona, të cilët u njoftuan në minutën e fundit.

Boris dhe Carrie zgjodhën të kurorëzoheshin në katedralen kryesore katolike romake të Londrës, vetëm 1.5 milje nga Doëning Street.

Vetëm një vit më parë, erdhi në jetë edhe djali i çiftit, i pagëzuar me emrin Wilfred./Opinion.al

Pas